By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: INPO reagon për trajtimin me “urgjencë” të projekt buxhetit nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > INPO reagon për trajtimin me “urgjencë” të projekt buxhetit nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës
Maqedoni

INPO reagon për trajtimin me “urgjencë” të projekt buxhetit nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës

admin
Last updated: 17/09/2024 11:57
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Më 17 shtator, organizata INPO ka reaguar për trajtimin me “urgjencë” të projekt buxhetit nga Kuvendi i Komunës së Prishtinës.

Në një komunikatë nga INPO, thuhet se këta të fundit nuk po pajtohen me thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme, nga kuvendi i komunës së Prishtinës.

“Organizata INPO nuk pajtohet me thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila për objekt shqyrtimi ka projekt-buxhetin për vitin 2025. INPO vlerëson se trajtimi i projekt buxhetit me “urgjencë”, përveç se është i paarsyeshëm dhe i panevojshëm, është shndërruar në një problematikë sistematike që përsëritet çdo vit, duke krijuar një praktikë të dëmshme në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale”, thuhet në komunikatë.

Tutje në komunikatë thuhet se kjo mbledhje nuk pati asnjë sqarim.
“Thirrja për mbledhje të jashtëzakonshme nuk është shoqëruar me asnjë sqarim nga ana e komunës që do të justifikonte urgjencën e aprovimit të buxhetit, kur dihet se afati ligjor për aprovim është deri më datën 30 Shtator, sipas nenit 20, paragrafi 3 të Ligjit Nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive. Në këtë situatë është e paqartë arsyeja që buxheti të trajtohet përmes një mbledhjeje të jashtëzakonshme dhe jo përmes mbledhjes së rregullt, kur kjo afekton në të aspekte materiale dhe procedurale të këtij procesi”, thuhet në komunikatë.

Gjithashtu në komunikatë thuhet se sipas INPO-s komunat duhet të publikojnë materialet e mbledhjes.

“INPO shpreh shqetësimin e saj për mostransparencën e komunës në publikimin paraprak të materialeve të nevojshme për buxhet, të cilat duhet të bashkëlidhen me ftesën për mbledhjen e Kuvendit. Sipas neni 5 paragrafi 3 të Udhëzimit Administrativ Nr. 04/2023, komunat obligohen që, përveç ftesës, të publikojnë edhe materialet e mbledhjes, të cilat në rastin e Prishtinës nuk janë publikuar në asnjërën nga ueb-faqet e saj”, thuhet në komunikatë.

Tutje INPO ka bërë thirrje ndaj komunës së Prishtinës, që të veprojë në përputhje me ligjin.

“Andaj, INPO i bën thirrje Komunës së Prishtinës që për çështje të natyrës së veçantë siç është buxheti komunal, të veprojë në përputhje me kërkesat ligjore dhe procedurale, në mënyrë që të ofrohet transparencë e plotë dhe mundësi për pjesëmarrje të gjerë të qytetarëve në procesin e shqyrtimit dhe aprovimit të buxhetit”, thuhet në komunikatë.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ish-trajneri i Barcelonës konfirmon se klubi nuk i ka kryer ende obligimet financiare ndaj tij
Next Article “Emily in Paris” konfirmohet për sezonin e pestë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?