By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Një letër gruas sime të vdekur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Një letër gruas sime të vdekur
Kulturë

Një letër gruas sime të vdekur

admin
Last updated: 20/09/2024 18:20
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Nga: Gjovalin Gjadri
Përktheu nga gjermanishtja: Petraq Kolevica (pjesë nga libri Letra gruas sime të vdekur)

20 korrik 1942

E dashur! Ka shumë kohë që nuk të kam shkruar sepse, përmes dhimbjes së madhe e përmes mendimeve të shqetësuara, s’mund të hidhja në letër asnjë fjalë. Të ta them drejt, jam i zemëruar me njerëzit që ndihmuan në vdekjen tënde.

Ti mund ta marrësh me mend, e dashur, se sa vuaj, kur mendoj, se ti mund të jetoje, nëse shumë gjëra do të kishin qenë ndryshe. Kjo letër do të merret me ditët e tua të fundme dhe unë nuk mund t’i shmangem pyetjes se deri ku janë fajtorë të afërmit e tu.

Gjithë kohën, që nga letra e fundit e deri te kjo që po të shkruaj tani, kam pritur të qetësohem dhe mos të të lëndoja me fjalët e mia, por e kam të vështirë ta shtrembëroj të vërtetën. Jam munduar t’i shtyp këto ndjenja të ashpra, por nuk di a ja kam arritur dhe nuk di nëse këtë letër do të mund ta shkruaj pa hidhërim, duke i falur plotësisht.

Faji për vdekjen tënde më është bërë një ide fikse, dhe më mbush me zemërim.

Për t’u çliruar prej saj dhe në një farë mënyre të jem aktiv, të kam rregulluar ndërkaq varrin tënd. Sepse, mbasi ti vdiqe në Merano, ne të sollëm në Tiranë dhe të varrosëm në varrezat e qytetit. Natyrisht, ti nuk je mirë atje, e dashur! Unë dua të të kem sa më pranë, prandaj ta kam rregulluar varrin në fshat, në livadhin tonë. Për vendin e varrit tënd, kam pyetur paraprakisht shumë të njohur e gjithashtu kam biseduar me të afërmit e tu dhe të gjithë më kanë thënë se varrin duhet të ta bëja sa më larg shtëpisë. Njëri madje mendonte se, po të ishte në dorën e tij, do t’i zhdukte gjithë varrezat dhe se nuk e duronte dot kujtimin e të vdekurve me anën e simboleve të dukshëm … sikur të vdekurit të mos kishin asgjë për të na thënë. Unë mund të vërej këtu, e dashur, se të vdekurit kanë një ndikim të madh mbi ne. Gjithë kultura rrjedh prej tyre. Toka është djepi i të vdekurve dhe miliarda yllësi, që mua në vitet e rinisë së hershme më shtangnin, kanë gjetur tani një kuptim real, kur mendoj se ato mund të hapeshin për miliarda të vdekur.

Të vdekurit jetojnë nëpërmjet pasardhësve të tyre dhe nëpërmjet veprave të tyre, ne s’mund t’i mendojmë të larguar, ne duhet t’i njohim punët e tyre dhe t’u ngrehim përmendore. Ne duhet t’i nderojmë, nëqoftëse s’duam të jemi mosmirënjohës.

Nuk ndoqa këshillat e asnjërit dhe ta bëra varrin fare pranë shtëpisë, disa hapa më larg, atje pranë shelgut, ku unë çdo mëngjes prehesha në shezlong. Vend më të mirë nuk mund të gjeja, dhe kjo është më e pakta që mund të bëja për ty, moj e dashura ime e mjerë!

You Might Also Like

PAZARI I SKARBOROSË

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

Filmi “Dua” zgjedhet si propozimi zyrtar i Kosovës për Oscars 2027

“Butterflies” përmbyll Kinemanë Verore të Lumbardhit për muajin korrik në Prizren

Shuhet nga jeta aktori Goce Todorovski

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Është hequr plotësisht ndalimi i lëvizjes në pyje
Next Article Të punësuarit e “Rrugë e Rrugica” mbetën pa paga; pagat e punonjësve në konton e “Pucko Petrol”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?