By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në vend të fakultetit të Informatikës dhe Sportit, kjo godinë është shndërruar në qendër strehimi për të pastrehët dhe narkomanët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në vend të fakultetit të Informatikës dhe Sportit, kjo godinë është shndërruar në qendër strehimi për të pastrehët dhe narkomanët
Maqedoni

Në vend të fakultetit të Informatikës dhe Sportit, kjo godinë është shndërruar në qendër strehimi për të pastrehët dhe narkomanët

admin
Last updated: 20/09/2024 18:33
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 shtator – Shiringa të përdora për drogë, ilaçe kundër depresionit, shtretër për të pa strehët dhe një qen endacak. Kjo është pamja brenda dy fakulteteve, që nga jashtë duken se po shkatërrohen çdo ditë e ngadalë. Plani ishte që në këto godina të vendoseshin Fakulteti i Informatikës dhe Sportit.

“Që nga viti 2015, kjo tabele këtu mban mbishkrimin se në këtë vend do të ndërtohen dy fakultete shumë të rëndësishëm për studentët. Njëri i informatikës ndërsa tjetri i edukatës fizike. Që nga koha që është vendosur tabela këtu, fakultetet ende vazhdojnë të jenë të pa përfunduar”, raporton Avni Tahiri, gazetar.

Studentët të cilët janë të rrallë që flasin haptas para kamerave për shqetësimet e tyre thonë se këto objekte janë shumë të rëndësishme që të ndërtohen dhe të vendosen në funksion që t’u shërbejnë studentëve.

“Është koha që të bëhen fakultete të reja dhe në veçanti kur behet fjalë për Informatikë dhe elektro, pasi siç e di nga shoqet e mia, nuk kanë hapësira dhe kjo që qëndron kështu afër 10 vite është alarmante dhe asgjë nuk bëhet. Do të thosha që sa më shpejtë të rregullohet kjo gjendje”, tha një studente.

“Këto fakultete ishin të paraparë që të ndërtohen për studentët e Informatikës dhe atyre u duhen më së shumti ndërsa ne kemi këtu”, u shpreh një student.

“Janë shumë të nevojshëm, unë jam në fakultetin e drejtësisë por mendoj se duhet, këto janë të informatikës dhe sportit dhe mendoj se duhet të rregullohen sa më shpejtë, kështu mendoj unë”, tha një tjetër student.

Studentët e Shkencave Informatike disa herë kanë protestuar për ndërtimin e godinës dhe përmirësimin e kushteve në të cilat studiojnë. Por, kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhët.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Banorët e Vizbegut bashkë me fëmijët protestojnë për hapjen e shkollës
Next Article Politikat jo të duhura të Qeverisë po motivojnë mjekët të largohen nga vendi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?