By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik: Qeveria ka siguruar 35 milionë euro për ndërtimin e kampusit të UNT-së, ky është investim për gjeneratat e reja
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik: Qeveria ka siguruar 35 milionë euro për ndërtimin e kampusit të UNT-së, ky është investim për gjeneratat e reja
Maqedoni

Mexhiti në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik: Qeveria ka siguruar 35 milionë euro për ndërtimin e kampusit të UNT-së, ky është investim për gjeneratat e reja

admin
Last updated: 01/10/2024 15:56
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 tetor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot mori pjesë në ceremoninë e hapjes së vitit të ri akademik në Universitetin Nënë Tereza në Shkup.

Në këtë solemnitet Mexhiti konfirmoi se Qeveria ka siguruar 35 milionë euro për ndërtimin e kampusit universitar “Nënë Tereza”. Tha se ky nuk është vetëm një investim për të ndërtuar godina, por është një investim për gjeneratat e reja.

“Në vitin 1996, ish kryeministri britanik Ton Bler kishte proklamuar tre prioritete kryesore të Qeverisë së tij: I pari- arsimi, i dyti- arsimi, dhe i treti- arsimi! Fuqia e kësaj deklarate që u bë një maksimë politike nuk do koment të veçantë, por meriton çdo respekt nga pikëpamja e vizionit të një burrështetasi për t’ia dhënë arsimit vendin e merituar në shtet dhe shoqëri. Sepse në çdo shtet të zhvilluar, edhe suksesi ekonomik, edhe kohezioni social varen pikërisht nga arsimi. Dhe prandaj, një ndër tri prioritetet themelore edhe të Qeverisë sonë është pikërisht arsimi. Sot, me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, kam kënaqësi të veçantë që pikërisht në këtë solemnitet të konfirmoj se Qeveria ka siguruar 35 milionë euro për ndërtimin e kampusit universitar ‘Nënë Tereza’. Ky nuk është vetëm një investim për të ndërtuar godina. Ky është një investim për gjeneratat e reja, për të gjithë ata shqiptarë e shqiptare që do të jenë konkurrues me moshatarët e tyre kudo nëpër Evropë dhe nëpër institucionet e korporatat e mëdha ndërkombëtare, banka, organizata politike, media, shoqata bamirëse”, është shprehur Mexhiti.

Ai më tej ka shtuar: “Por, vetëm infrastruktura nuk mjafton. Vetëm investimi i Qeverisë nuk bën ndryshim. Është detyrë e secilit prej jush që të studioni, të hulumtoni, të thelloni dituritë e të përsosni aftësitë tuaja sa më shumë, që kokëlartë e me dinjitet të përballoni sfidat të cilat ju presin si qytetarë akademikë të këtij vendi”.

Mexhiti porositi të gjithë ata politikanë që po sfidojnë themelet e ndërtimit të shoqërisë tonë se koha e shovinizmit ka kaluar.

“Si një student i viteve kur shqiptari diskriminohej e i privoheshin të drejtat gjuhësore, kulturore e identitare në atdheun e vet, dëshiroj të them se jam krenar që kohërat kanë ndryshuar. Dhe me këtë rast, më lejoni të porosis të gjithë ata politikanë maqedonas që po sfidojnë themelet e ndërtimit të shoqërisë tonë se koha e shovinizmit ka kaluar! Askund në botë nuk ndodh që të abrogohen të drejtat e fituara dhe kjo nuk do të ndodhë as në Maqedoninë e Veriut. E në rast se ndodhë, ne jemi këtu për t’i siguruar të gjithë se do ta marrin përgjigjen e merituar!”, tha Mexhiti.

Zëvendëskryeministri i parë Mexhiti fjalimin e tij e përmbylli me thirrjen latine drejtuar studentëve: ‘SAPERE AUDE!’ – GUXONI TË MENDONI, GUXONI TË REZONONI, GUXONI TË DINI. “Se dija është ilaçi më i mirë dhe përgjigja më e qëlluar ndaj çdo tendence shoviniste e fashiste për ta shtypur një popull”, tha Mexhiti.

You Might Also Like

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik

Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian

Presidentja e Indisë Murmu mbërinë për vizitë në Shkup, në aeroport e pret MPJ Mucunski

Lidhje Shqiptare: Shprehim solidaritetin tonë të plotë me të gjithë qytetarët e Gostivarit

600 mijë denarë nga komuna e Gostivarit për menaxhimin e situatës epidemike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Për dhjetë vite numri i studentëve është ulur për 7.000, çdo i pesti dëshiron të jetë mjek
Next Article Në Ohër takim profesional kushtuar imunizimit me vaksinën nëntëvalentëshe HPV

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prokuroria: Banorët e Gostivarit konsumuan ujë me ndotje fekale nga 26 qershori deri më 16 korrik
Maqedoni TOP LAJM
Subrata Roy është e kaluar, një shembull i keq nuk mund ta njollosë gjithë komunitetin e biznesit indian
Maqedoni
Daka: Zvarritja e afateve tregon që s’ka marrëveshje – vendi drejt zgjedhjeve të reja
Kosovë
Eurodeputeti Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?