By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “Nuk dalin as për ilaçe”, pensionistët në Shqipëri të pakënaqur me indeksimin e pensioneve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > “Nuk dalin as për ilaçe”, pensionistët në Shqipëri të pakënaqur me indeksimin e pensioneve
Shqipëri

“Nuk dalin as për ilaçe”, pensionistët në Shqipëri të pakënaqur me indeksimin e pensioneve

admin
Last updated: 01/10/2024 16:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

“Ku na dalin, dje pagova 150 mijë lekë drita e ça do ha unë tani.” “400 lekë. S’më hyjnë shtesë për asgjë.” “Financat e shtetit kaq ishin, ekonomia kjo është.” Kështu ka nisur 1 tetori për rreth 791 mijë pensionistë përfitues në vend, teksa në xhepat e tyre u shtuan më shumë para, si një kompensim i rritjes së çmimeve, raporton A2 CNN.

Inflacioni për mallrat e shportës për pensionistët nga tetori i vitit të shkuar deri më tani ka rezultuar 4.1 për qind. Duke bërë që të moshuarit në qytet të marrin si kompensim 748 lekë [rreth 7.5 euro] më tepër në muaj, duke arritur në një pension mesatar 18 mijë e 982 lekë [rreth 190 euro]. Ndërsa në fshat 453 lekë më shumë.

Por çfarë mund të blejnë ata me kaq para në dispozicion?

“Ca entuziazmi me 700 lekë. Këto më dalin vetëm për 7 kg domate.”
“Mua më dalin sa për 3-4 kafe në muaj.”
“Unë kam mamanë në shtëpi asaj 40 mijë lekë i ka vetëm ilaçe”, shprehen pensionistët, transmeton A2 CNN.

Por të moshuarit nuk mbajnë më sytë tek indeksimet. Me gjithë rritjet, ajo që pensionistët në vend marrin nuk mjafton për të përballuar jetesën. Ata kërkojnë rishikim të masës së pensionit.

“470 lekë unë, mamasë I ranë tek 900 lekë. Nuk na del por do ta shtyjmë. Të na shtohet diçka.”
“Mora 410 lekë. Rroga pa 1200 euro nuk kalohet me çmimet që janë.”
“S’janë duke pyetur për ne po na shkelin me këmbë. Ca janë këto rritje pensionesh. Një deputet merr para sa për 20 pensionistë. Ne e kemi ndërtuar bazën këta na shpërblejnë kështu”, thotë pensionistët, shkruan A2 CNN.

Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se skema e pensioneve do të rifillojë të shikohet nga mesi i muajit tetor, ku si bazë kryesore do të jetë reduktimi i diferencimit të masës së pensioneve.

Përtej indeksmit në tetor pensionistët do të marrin në fundvit një bonus më shumë se 5 mijë lekë.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Një këngëtare thotë se ka qenë në festat e Diddyt në moshën 16-vjeçare, tregon se çfarë ka parë aty
Next Article Gomat e aeroplanit “plasën” gjatë uljes në Itali, pasagjeri britanik përshkruan kaosin e krijuar

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?