By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përplasje me policinë dhe molotov, gjithçka që ndodhi në protestën e Tiranës ku mbetën të lënduar qytetarë dhe policë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Përplasje me policinë dhe molotov, gjithçka që ndodhi në protestën e Tiranës ku mbetën të lënduar qytetarë dhe policë
Shqipëri

Përplasje me policinë dhe molotov, gjithçka që ndodhi në protestën e Tiranës ku mbetën të lënduar qytetarë dhe policë

admin
Last updated: 08/10/2024 09:13
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Opozita në Shqipëri organizoi ditën e djeshme protestën e lajmëruar prej disa kohësh për të shprehur ashtu sic e quajtën deputetë e PD-së mosbindjen civile të qytetarëve që kundërshtojnë qeverisjen e Kryeministrit Edi Rama.

Me simpatizantë të mbledhur në selinë e PD-së, në mungesë të Sali Berishës që ndodhet në arrest shtëpiak, deputetët Flamur Noka dhe Gazment Bardhi shoqëruar nga zyrtarë dhe simpatizantë të opozitës dolën nga “selia blu” për të prirë tre orët e “mosbindjes civile”.

Mbërritja e deputetëve dhe zyrtarëve të PD-së përballë kryeministrisë “ndezi” protestuesit që ishin grumbulluar aty.

Përplasja e parë midis protestuesve dhe policisë ndodhi përpara godinës së Kryeministrisë. Një gomë e djegur para Presidencës i kishte paraprirë zhvillimit të ngjarjeve. Protestuesit përdorën molotov në drejtim të godinës.

Protestës iu bashkua edhe Ilir Meta, shoqëruar me simpatizantë të Partisë së Lirisë, por duke qëndruar në distancë nga organizatorët demokratë dhe kordoni i policisë.

Pak pasi policia kishte parkuar automjetet e saj në hyrje të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të bllokuar trafikun, pas shenjës së Flamur Nokës demokratët protestues marshuan drejt selisë së Partisë Socialiste. Një molotov i hedhur nga turma e protestuesve përfshiu në flakë banderolën e vendosur në ballinën e “selisë rozë”. Misioni simbolik u përmbush dhe posteri i Edi Ramës u përfshi nga flakët.

Organizatorët dhe një grup i protestuesve u zhvendos më pas para godinës së Ministrisë së Brendshme, ku sulmet ishin më të pakta.

E njëjta nuk ndodhi edhe para Bashkisë së Tiranës. Të gjendur përballë institucionet që drejtohet nga Erion Veliaj, demokratët nisën të përplasen me kordonin e policisë. Nuk munguan as molotovët. Një efektiv u përfshi nga flakët. Më pas u dogj edhe një protestues.

Gjatë rrugës për te godina e Kuvendit ku nuk u kursye përdorim i gazit lotsjellës nga policia, nuk munguan as incidentet si thyerja e tabelave të reklamimit apo edhe hapja e derës në një ambulance me sirenë ndezur nga protestuesit. Tre qytetarë mbetën gjithashtu të lënduar. Demokratët përdorën maskat për t’u mbrojtur.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Teksa marshimit po i vinte fundi, Policia e Shtetit njoftoi se Policia e Shtetit ishin dëmtuar 10 efektivë nga përplasjet me protestuesit dhe molotovët. Ekspertët e kriminalistikës nisën ndërkohë veprimet për dokumentimin dhe mbledhjen e provave pas lëndëve plasëse që u hodhën drejt Kryeministrisë.

Të lënduar mbetën edhe nga ana e protestuesve ku më servioze ishte rasti i një qytetari të përfshirë nga flakët e molotovit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në mbyllje të protestës nga “selia blu” foli Flamur Noka.

“Sot ishte dita e para që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës. Regjimi narkos i tërbuar, sot mori një mesazh: Jepi zgjidhje kërkesës së qytetarëve, jepi zgjidhje qeverisë teknike, ndryshe narkosi në pushtet nuk do të ketë qetësi. Qytetarët sot i dhanë leksion Ramës. Ky ishte vetëm hapi i parë. Kjo nuk ishte protestë, por revoltë”, u shpreh Noka.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ish-legjenda e Man Utd zbulon se si Ronaldo kishte ‘shpërthyer në lot’ gjatë një seance stërvitore
Next Article Ndahen Kanye West dhe Bianca Censori

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?