By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Protesta e dhunshme e opozitës, Policia procedon Nokën dhe Bardhin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Protesta e dhunshme e opozitës, Policia procedon Nokën dhe Bardhin
Shqipëri

Protesta e dhunshme e opozitës, Policia procedon Nokën dhe Bardhin

admin
Last updated: 08/10/2024 15:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Policia e Tiranës njoftoi sot se ka referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” (neni 262 i Kodit Penal, paragrafi i parë), për shtetasit Flamur Noka, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike; Gazment Bardhi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe E. M., sekretar organizativ i Partisë Demokratike.

Ditën e djeshme, protestuesit fillimisht janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Më pas, ata janë zhvendosur te selia e Partisë Socialiste, godina e Ministrisë së Brendshme, godina e Bashkisë Tiranë, Kuvendi i Shqipërisë dhe gjatë rrugëtimit, protestuesit kanë shkatërruar pronën private dhe publike, kanë hedhur lëndë djegëse shpërthyese dhe sende të forta në drejtim të punonjësve të Policisë dhe të godinave të institucioneve publike. Gjithashtu kanë dëmtuar tabelat e reklamave dhe kanë djegur kazanët e mbeturinave.

Si pasojë e sulmeve me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, mbi punonjësit e Policisë dhe godinat e institucioneve shtetërore, janë dëmtuar 10 punonjës policie, nga të cilët 7 pas ndihmës mjekësore u larguan në banesë, ndërsa 3 të tjerët po trajtohen në spital dhe janë jashtë rezikut për jetën.

Gjithashtu, në spital kanë shkuar për ndihmë mjekësore dhe 2 shtetas (babë e bijë), të cilët dyshohet se janë dëmtuar me lëndë plasëse (molotovë) dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 68 mbetje flakadani të plasur;

– 23 copa plastike të shisheve të djegura;

– 3 shishe plastike uji;

– 3 tymuese të plasura;

– 1 shishe 0.5 litër me lëndë djegëse me lëndë piroteknike të paplasur;

– 1 çantë me ngjyrë të zezë me 8 shishe plastike 0.5 litër me lëndë djegëse (molotovë);

– 1 kuti cilindrike bombol;

– 2 çanta me 17 bidonë 0.5 litër me lëndë të dyshuar djegëse bashkëlidhur lëndë piroteknike të paplasur (molotovë).

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së ditës së djeshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

You Might Also Like

Goxhaj: Sulmet false ndaj meje për UÇK-në, për të hequr vëmendjen nga protestat

Qëlloi me automatik në drejtim të servisit ku punonte në Kamzë, 18-vjeçari hapi zjarr pas konfliktit me pronarin, zbardhet ngjarja

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, dita e 27-të e protestës, qytetarët marshojnë pranë selisë së PD-së: Opozitë e shitur

Dita e 27 e protestës në Tiranë, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Kujdes nga SMS mashtruese për gjoba të makinës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Denaj: Skema e investimeve në Bujqësi, mbështetje kapaciteteve prodhuese të fermave
Next Article Meta: Përshkallëzimi i protestës qytetare, e vetmja rrugë për të rivendosur shtetin ligjor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mbi 15 mijë nxënës të regjistruar në shkollat e mesme, më shumë se 9 mijë vende mbeten të lira
Maqedoni
Toshkovski: Që nga dita e parë kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioriteti më i lartë
Maqedoni TOP LAJM
Si bashkëshortja e futbollistit sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar vajzën nga rrënojat e tërmetit
Sport
Një çerek shekulli nga ekstradimi i Millosheviqit: Në Hagë pa aktgjykim, në Serbi i rehabilituar
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?