By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjykata Supreme: Qytetarët mund të padisin shtetin për cilësinë e ajrit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gjykata Supreme: Qytetarët mund të padisin shtetin për cilësinë e ajrit
Maqedoni

Gjykata Supreme: Qytetarët mund të padisin shtetin për cilësinë e ajrit

admin
Last updated: 08/10/2024 18:13
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor – Nëse qytetarëve iu cenohet e drejta për ajër të pastër, ata do të mund të padisin shtetin në Gjykatën Administrative, thuhet në qëndrimin parimor që e miratoi Gjykata Supreme në seancën e sotme. Ky qëndrim i Supremes erdhi pasi Gjykata Administrative në disa raste refuzoi padi nga qytetarët se shteti nuk merr masa për mbrojtjen e mjedisit.

“Sipas rregullores kombëtare dhe ndërkombëtare, shteti është i obliguar të sigurojë mjedis të shëndetshëm jetësor, duke përfshirë të drejtën për ajër të pastër, si e drejtë individuale e qytetarëve, të cilët si palë në procedurë administrative mund të kërkojnë që organet kompetente të obligohen të miratojë dokumentet bazë të planifikimit nga neni 23 i Ligjit për cilësinë e ajrit të ambientit, si akte të përgjithshme”, tha Besa Ademi, kryetare e Gjykatës Supreme.
Në seancën e përgjithshme në Gjykatën Supreme mori pjesë Borçe Davitkovski, profesor në pension në Fakultetin juridik, i cili tha se deri më tani organet kompetente shtetërore, si Ministria e Mjedisit dhe Qeveria, nuk kanë ndërmarrë pothuajse asnjë veprim për të mbrojtur ajrin, prandaj një numër i madh i qytetarëve kanë vdekur si pasojë e ajrit të ndotur.

“Kur flasim për ndotjen e ajrit, Instituti i Shëndetit publik ka dalë me të dhëna se çdo vit në Maqedoni vdesin nga 4500 deri në 5000 qytetarë. Nëse marrim 35 vitet e kaluara të ekzistencës sonë, do të thotë që për momentin ka një milion e dyqind ose treqind banorë që jetojnë këtu, pra ne kemi humbur një të dhjetën e banorëve vetëm nga ajri i ndotur dhe askush nuk po përgjigjet dhe askush nuk reagon”, tha Borçe Davitkovski, profesor.

Pas seancës së sotme, Gjykata Administrative nuk do të mund më t’i refuzojë këto konteste apo të mos veprojë sipas tyre, por do të duhet të marrë vendime dhe të mbajë përgjegjësi ligjore nëse i shkelet e drejta e ndonjë qytetari për ajër të pastër.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article MPB del me informacione të detajuara për rastin në fshatin Sllatinë
Next Article “Ndryshimet Kushtetuese”, përgatitet ide për zgjidhje të bllokadës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?