Shkup, 8 tetor – Ambasada amerikane në prizmin e mbështetjes dhe ndihmës është dera e parë që trokitet çdoherë që është nevoja e për gjithçka, sidomos nga shtetet e Ballkanit Perëndimor. Prandaj, duke u nisur nga ky parim të gjithë personalitet që ftohen në çfaro do lloj panelesh apo organizimesh që bëhen nga amabsada amerikane nënkuptohet që nderohen dhe janë perosnalitete të pastërta dhe të pranueshme për përfaqësuesit e shtetit amerikan. E pikërisht këtë fat e kishte edhe profesori, Veton Latifi, i cili ishte përzgjedhur si panelistë për të diskutuar në konferencën e organizuar për sigurinë ndërkombëtare. Kjo pjesëmarrëje e profesorit Veton në këtë konferencë e bënë krenar edhe popullin shqiptarë, sepse ishte i vetmi ekspert shqiptar i fushës në atë panel diksutimi, shkruan Zhurnal.
Konferencë e organizuar nga DASH për sigurinë ndërkombëtare –
Prof. dr. Veton Latifi, ishte një nga panelistët kryesorë në konferencën ndërkombëtare të mbeshtetur nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Byroja e Sigurisë Ndërkombëtare dhe Joproliferacionit të SHBA-ve, të mbajtur më 3 dhe 4 tetor 2024, fokusuar në luftimin e përhapjes së armëve të avansuara konvencionale.
Në panelin e parë, në hyrje të konferencës, njërin nga fjalimet qendore e mbajti profesori Veton Latifi, duke paraqitur rekomandimet e tij që burojnë nga përvoja e gjatë e tij për sigurinë ndërkombëtare dhe politikat ndaj Ballkanit në periudhën e ardhshme, nga këndvështrimi i imperativit strategjik dhe pritshmërive nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, si dhe reflektimet e mundshme në Ballkan.
Në një komunikim zyrtar të Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, të publikuar në platformat elektronike zyrtare të Ambasadës thuhet se kjo konferencë ishte një “ngjarje e rëndësishme që mblodhi së bashku përfaqësues nga ministritë e punëve të jashtme, gazetarë dhe akademikë për të diskutuar mbi strategjitë dhe për të shkëmbyer njohuri mbi rritjen e sigurisë rajonale”.
Ky organizim i ambasadës i korurzuar edhe me publikimin zyrtar i jep kuptim dhe rëndësi ngjarjes në fjalë. E kjo me automatizëm i shton peshën dhe vlerën e pjesëmarrjes së profesorit shqiptar, Veton Latifi. Nuk ka trillime të qëndrimeve të ambasadës amerikane gjithçka mbi eventin në fjalë është e publikuar zyrtarisht në ambasadën amerikane madje duke e cilësuar si ngjarje shumë të rëndësishme.
Për dallim prej disa drejtorëve që “sajojnë” kumtesa inekzistente, bie fjala ka raste konkrete që në vendin tonë x drejtori ka nxjerrë kumtesë që ambasada amerikane jep përkrahje për të. E këtë gjë nuk dihet akoma burimi kryesor i kësaj kumtese. Për këtë çështje është kërkuar në faqet zyrtare të ambasadës por nuk është gjetur asgjë. E mungesa e asaj kumtese në faqet e ambasdës lë për të dyshuar si burim i asaj kumtese është vet kabineti i atij drejtori.
Prandaj, pa sajesa pa manipulime, profesori Veton Latifi është nderuar nga ambasada amerikane duke u ftuar si panelist gjë që dëshmon se vlerësohet lartë kontributi i tij akadamik në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. E kjo gjë është lehtë e vërtetueshme duke klikuar këtu.
Kujtojmë që, bagazhi akademik i profesorit, Veton Latifi, është mjaftë i dendur me botime e publikime që ndërlidhen me fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Universiteti i Varshavës botoi librin universitar të prof.dr. Vetoni Latifit me titull “Ballkani në Marrëdhëniet Ndërkombëtare bashkëkohore”, ky është botimi i fundit këtyre viteve i profesorit Latifi. Ky libër mbi Marrëdhëniet Ndërkombëtare është i shkruar në atë formë duke i integruar edhe çështjet shqiptare dhe duke i iluminuar ato. Libri “Ballkani në Marrëdhëniet Ndërkombëtare bashkëkohore” është ndër të parët e kësaj natyre në literaturën botërore.
Megjithatë, velrësimi i klasaës akademike nga ambasda amerikane është mesazh shumë i qartë për qytetarët e institucionet e këtij vendi, që për çështje të caktuara profesionale të konsultohen profesionistët adekuat të fushës përkatëse. Prandja, kur mendimet vijnë nga njerëzit kompetentë e profesionistë të fushës nuk mungojnë as rezultetet produktive për cilat do inciativa që ndërmerren, merren masat preventive, dhe veprohet saktë dhe drejt. /Zhurnal.mk

