Shkup, 11 tetor – Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, gjatë një takimi me gazetarët që realizoi sot, tha se nëse ka përçarje brenda VLEN dhe se është normale të ketë dallime për disa pika brenda këtij koalicioni që tash është pjesë e qeverisë, por sipas tij, në përgjithësi janë kompakt, madje siç shtoi, shumë herë më kompakt se BDI-ja, e cila sipas tij ka shumë telashe brenda vetes. Këto Mexhiti i tha në një brifing me gazetarë.

