By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur
Bota

Përmbytjet në Bosnje e Hercegovinë, vazhdojnë kërkimet për personat e zhdukur

admin
Last updated: 11/10/2024 18:48
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të personave të zhdukur nga përmbytjet katastrofike në Jabllanicë dhe Konjic, në Bosnjë-Hercegovinë.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë në të dy brigjet e Neretvës nga Donja Jabllanica deri në Prenjske në liqenin e Jabllanicës, njoftoi RTRS.

Komunikimi rrugor ndërmjet Mostarit dhe Jabllanicës është ende i ndërprerë, ndërsa pjesët ndërmjet Jabllanicës dhe Konjicit, si dhe Jabllanicës dhe Prozorit janë riparuar.

Për shkak të përmbytjeve në Bosnjë-Hercegovinë humbën jetën 19 persona, ndërsa shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Deri më tani, trupat e 16 viktimave janë gjetur në zonën e Jabllanicës dhe Konjicës në Hercegovinë.

Tre njerëz kanë humbur jetën në Fojnicë nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut, sipas Mbrojtjes Civile të kësaj komune në Bosnjën qendrore.

“Kemi shumë njoftime për persona të zhdukur”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Qarkut të Hercegovinës dhe Neretvës (HNK), Darko Juka, disa ditë më parë.

Ai shtoi se situata më kritike është në zonën e Donja Jabllanica, që gjendet në rrugën nga Mostari për në Sarajevë.

Qeveria e Federatës së Bosnje e Hercegovinës (BeH) shpalli “gjendje të fatkeqësisë natyrore” në këtë entitet pas reshjeve të shumta që shkaktuan rrëshqitje dhe lëvizje të tokës në Hercegovinë dhe Bosnjën qendrore.

You Might Also Like

Ambasadat perëndimore evakuohen urgjentisht me helikopterë nga Kievi: Kolaps me përmasa historike në kryeqeqytet

Rodosi në gatishmëri për shkak të stuhive, autoritetet: Vëmendje e veçantë ndaj rrufeve

Vijojnë tensionet, goditet me raketë anija cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Gjermania feston Ditën e Bashkimit

Ukraina merr 2.9 miliardë euro mbështetje ekonomike nga BE-ja

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article I kërkuar për vrasje në Shqipëri, 64-vjeçari shqiptar “bllokon” dëbimin nga Anglia me Konventën e të Drejtave të Njeriut
Next Article Edhe një padi kundër Kanye West

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?