By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gjashtë pyetje që kërkojnë përgjigje pas vrasjes së Yayha Sinwarit?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Gjashtë pyetje që kërkojnë përgjigje pas vrasjes së Yayha Sinwarit?
Bota

Gjashtë pyetje që kërkojnë përgjigje pas vrasjes së Yayha Sinwarit?

admin
Last updated: 18/10/2024 12:00
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Me vrasjen e Yahya Sinwarit është sjellë një lloj drejtësie për izraelitët, por gjithashtu ka ngritur shumë pyetje rreth së ardhmes së luftës dhe Hamasit si organizatë.

Këtu janë disa prej pyetjeve që kërkojnë përgjigje.

1. Sinwar do të zëvendësohet, por nga kush?

Shumica e udhëheqjes së lartë të Hamasit në Gaza tashmë janë eliminuar. Pasuesi i qartë do të ishte ndoshta vëllai i tij, Mohammed Sinwar, nëse është ende gjallë.

Por, ai nuk ka autoritetin sikur vëllai i tij, kështu që a mundet ai, apo një udhëheqës tjetër, ta mbajë të bashkuar grupin?

2. Çfarë do të thotë kjo për pengjet e mbetura?

Sinwar ishte personi kyç për Hamasin në Gaza – derisa të emërohet pasuesi i tij, nuk është e qartë se me kë duhet të negociojnë ndërmjetësit.

3. A la Sinwar udhëzime për trajtimin e pengjeve në rast të vdekjes së tij?

A do të kërkojë Hamasi hakmarrje ndaj tyre për vrasjen e liderit të tyre?

4. Sa vendimtar ishte roli i Sinwarit në koordinimin e Hamasit në muajt e fundit?

Grupi tashmë ishte mjaft i fragmentuar dhe ishte bërë edhe më shumë në muajt e fundit, shkruan skynews.

Në çfarë mase ai mbajti udhëheqjen taktike të përditshme, apo ishte një figurë kryesore në fshehje dhe në arrati?

5. A do të frymëzohen luftëtarët e mbetur të Hamasit nga vdekja e tij për të vazhduar luftën kundër Izraelit, apo disa nga anëtarët më të moderuar do ta shohin këtë si një mundësi për të tërhequr veten?

6. Ku e lë kjo udhëheqjen e Hamasit jashtë vendit, në Katar dhe Turqi? Çfarë ndikimi kanë ata dhe a do kenë ndonjë ndikim mbi organizatën në Gaza?

Përgjigjet ndaj disa ose të gjitha këtyre pyetjeve do të kenë një ndikim të madh në drejtimin e ardhshëm të luftës.

Ndryshe, Sinwari ishte një prej arkitektëve kryesorë të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, sulm që nxiti luftën në Gazë.

Ai u zgjodh udhëheqës i grupit pas vrasjes së Ismael Haniyehut në korrik, në një sulm të dyshuar izraelit në kryeqytetin iranian, Teheran.

Para se të merrte udhëheqjen e Hamasit, Sinwar kishte drejtuar krahun e armatosur të grupit.

Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 persona – shumica civilë – në jug të Izraelit dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 42.000 palestinezë.

Përderisa Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për disa nga vdekjet e zyrtarëve të lartë të Hamasit, ka pranuar se ka vrarë disa zyrtarë, përfshirë Saleh al-Arouriand Mohammed Deif, komandantin ushtarak të Hamasit.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “Cila nënë normale e bën këtë?” – Heidi Klum u kritikua për zhveshjen në një reklamë të të brendshmeve, bashkë me vajzën e vogël
Next Article KQZ: Votimi me kusht nuk do të lejohet në çdo qendër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?