By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimitrov: Gabimet me Bullgarinë i paraqita para qeverisë së kaluar, kisha problem me propozimin francez
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dimitrov: Gabimet me Bullgarinë i paraqita para qeverisë së kaluar, kisha problem me propozimin francez
Maqedoni

Dimitrov: Gabimet me Bullgarinë i paraqita para qeverisë së kaluar, kisha problem me propozimin francez

admin
Last updated: 18/10/2024 12:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 tetor – Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov thotë se i ka vënë në dukje pushtetit të kaluar të udhëhequr nga Dimitar Kovaçevski dhe ministrit Osmani për gabimet në lidhje me bllokadën nga Bullgaria dhe se ka vënë në dukje problemet me propozimin francezë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Këshilla ime tani është të mos jemi të vetëkënaqur se kjo do të funksionojë vetë dhe se kemi shumë kohë, por në të njëjtën kohë nuk është e mençur të kemi panik dhe dëshpërim. Jemi në këtë rrëmujë pjesërisht për shkak të një politike paniku dhe dëshpërimi. Një problem duhet të piqet që të zgjidhet. Këtë problem na e zbuluan fqinjët tanë. Dhe ne duhet të gjejmë një mënyrë për ta zgjidhur atë. Qeveria e kaluar e ka pranuar problemin dhe ka premtuar se do të bëjë diçka që nuk mund të bëhet”, tha Dimitrov në “Daily Click”.

I pyetur se ka të drejtë Mickoski kur thotë se liderët e mëparshëm vetëm kanë tundur kokën në Bruksel dhe kanë premtuar se do të bëjnë diçka që nuk mund të bëhet, Dimitrov thotë se këtë çështje është larguar nga qeveria e mëparshme

“Për këtë çështje jam ndarë nga qeveria e mëparshme. Unë kam bërë atë që kam besuar dhe kam pasur dallime që janë deklaruar publikisht gjatë kohës që kam qenë në Qeveri. Unë parashikova se çfarë do të ndodhte dhe ndodhi. Përgjegjësia e vendimmarrësve në atë kohë është e madhe, sepse atmosfera ishte që vetë shtetet anëtare na thanë: Nikolla edhe për ne procesi i anëtarësimit është një vijë e kuqe që ne duhet ta ruajmë dhe nëse nuk ka çështje dypalëshe të historisë dhe identitetit, do të jetë zgjerim i kutisë së Pandorës”, tha Dimitrov.

DImitrov thotë se ka paralajmëruar ish-kryeministrin Dimitar Kovaçevskin dhe ish-ministrin e MPJ-së, Bujar Osmanin për propozimin francez.

“Njerëzit kryesorë që u përfshinë në këtë proces. Kjo ndodhi kur ishin Kovaçevski dhe Osmani, dhe kur i thirra për t’i paralajmëruar, përgjigja ishte: “por qeveria juaj pranoi”. Dhe ata menduan se do ta dorëzonin. Kam pasur problem me propozimin francez dhe ajo situatë ka dalë e saktë”, ka thënë Dimitrov.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hulumtim: Komunat me transparencë më të madhe se para dy vjetëve, por ende jo në nivelin e duhur
Next Article Në veri vendosen postera të rinj me “plazma” të Serbisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?