By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Oda e Mjekëve: Mund të veprojmë vetëm në kuadër të procedurës së përcaktuar me ligj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Oda e Mjekëve: Mund të veprojmë vetëm në kuadër të procedurës së përcaktuar me ligj
Maqedoni

Oda e Mjekëve: Mund të veprojmë vetëm në kuadër të procedurës së përcaktuar me ligj

admin
Last updated: 18/10/2024 14:14
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 tetor – Komisioni për Çështje Etike dhe Juridike pranë Odës së Mjekëve nuk ka kompetenca ligjore që ta hetojë punën e Komisionit për Mbikëqyrje Profesionale të formuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, e as me vetiniciativë të përcaktojë masa, veçanërisht sepse nuk ka në dispozicion dokumentacion mjekësor në bazë të të cilit është përgatitur raporti. Pjesa më e madhe e lëshimeve të shënuara në raport janë lëshime sistemore në këto institucione shëndetësore, sepse seriozisht ndikojnë në punën e institucioneve shëndetësore dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Këtë e bëri të ditur sot Oda e Mjekëve të Maqedonisë së Veriut për rastin me mjekimin dhe trajtimin e fëmijës së ndjerë R.S.

Oda e Mjekëve përkujton se para dy ditëve, më 16 tetor 2024, në orët e pasdites nga Ministria e Shëndetësisë e ka marrë “Raportin nga mbikëqyrja e kryer mbi punën profesionale të Klinikës Universitare për Sëmundje të Frymëmarrjes te Fëmijët – Kozle, Shkup”, të përgatitur nga Komisioni për Mbikëqyrje Profesionale i formuar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari për mjekimin dhe trajtimin e fëmijës së ndjerë R.S. Komisioni për Çështje Etike dhe Juridike pranë Odës së Mjekëve të nesërmen, më 17 tetor 2024, ka mbajtur mbledhje në të cilën e ka shqyrtuar këtë raport dhe ka dhënë mendim.

“Besojmë se institucionet shëndetësore, si kompetente për këtë segment të raportit, në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë, në afatet e dhëna do t’i mënjanojnë lëshimet”, thuhet në kumtesën e Odës së Mjekëve.

Lidhur me lëshimet profesionale në trajtim të shënuara në raport, Oda e Mjekëve, siç bëhet e ditur, mund të veprojë vetëm në kuadër të procedurës së konfirmuar me ligj në bazë të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, gjegjësisht vetëm në bazë të zgjidhjes së përgatitur nga ana e ministrit të Shëndetësisë.

“Në rastin konkret, një zgjidhje e tillë deri më tani nuk i është dorëzuar Odës, ndërsa Oda nuk ka mundësi ligjore që në mënyrë të pavarur t’i qaset përcaktimit të përgjegjësisë individuale dhe të propozojë masa vetëm në bazë të raportit të dorëzuar”, thuhet në kumtesë.

Oda e Mjekëve thekson se do të veprojë menjëherë, në përputhje me kompetencat  e saj, sapo të marrë një Vendim nga ministri i Shëndetësisë që do të saktësojë përgjegjësinë individuale dhe do të propozojë masa konkrete në përputhje me rregulloret ligjore.

“E kuptojmë plotësisht nevojën e publikut për lokacion dhe përcaktim më të shpejtë të përgjegjësisë, por veprimi jashtë rregulloreve dhe autorizimeve ligjore mbart rrezikun që vendimet të ankimohen dhe të shpallen të pavlefshme”, thuhet në kumtesën e Odës së Mjekëve.

You Might Also Like

Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik

Bozhinovska: Pas tri dekadash varësie nga një burim i vetëm i gazit, RMV siguron alternativa

Jovana: Klimovski, duke ndjekur gjurmët e Perparim Bajramit, vazhdon kontratën e “Megavinit”

Andonovski: Qeveria do të vazhdojë mbështetjen për kompanitë vendase në aplikimin e inteligjencës artificiale

Nikolloski: Kjo Qeveri miratoi ligjin më restriktiv që kufizon ndjeshëm lojërat e fatit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Procesi i reformave për gjyqësorin në fokus të takimit Ademi – Fillkov
Next Article Mickoski: Pres që komunat të dorëzojnë dokumentacionin e përditësuar për të marrë mjete në thirrjen publike

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?