By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jotova tha se ministrja ka dokumenta bullgare, Bozhinovska: Vetëm për nevoja ekonomike, mirëpo nuk ndihem bullgare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Jotova tha se ministrja ka dokumenta bullgare, Bozhinovska: Vetëm për nevoja ekonomike, mirëpo nuk ndihem bullgare
Maqedoni

Jotova tha se ministrja ka dokumenta bullgare, Bozhinovska: Vetëm për nevoja ekonomike, mirëpo nuk ndihem bullgare

admin
Last updated: 18/10/2024 22:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 tetor – “Zonja Jotova jeton në botën e fantazive të shekullit të 19-të. Asnjë qytetar i Maqedonisë nuk ka nënshkruar deklaratë se ndjehet si bullgar, por atë e bëjnë avokatët bullgarë të cilët marrin para për të ndërmjetësuar”, thekson ministrja e Energjetikës, Xehtarisë dhe Lëndëve të para minerale, Sanja Bozhinovska në reagimin e publikuar në profilin e saj në Fejsbuk pas deklaratës paraprake të nënpresidentes bullgare, Ilijana Jotova se personalisht i ka parë dokumentet e saj të aplikimit për shtetësi bullgare.

“Asnjë qytetar i Maqedonisë i cili ka marrë shtetësi bullgare nuk ndjehet bullgar. Në të vërtetë këtë e pamë edhe në regjistrimin në Maqedoni me numër esktrem simbolik të bullgarëve të regjistruar. Njerëzit, si edhe unë, kanë kërkuar pasaportë bullgare për një arsye të vetme, nevoja ekonomike për punë jashtë Maqedonisë. Nëse zonja Jotova mendon se mashtrimi me dokumente të futura nga shteti bullgar, do ta ndryshojë ndjenjën time se jam maqedone, e madje edhe ndjenjës e shumë bashkëqytetrëve të mi, atëherë ose nuk kupton se politikën mashtruese e kanë propagandë ose nuk kupton se ne kemi pasur nevojë ekonomike, ndërkaq ajo dhe politikanët si ajo, i kemi lënë të fantazojnë sikur të ndodhen në shekullin e 19-të”, shkroi ministrja.

Zonja Jotova, siç thekson në kumtim Bozhinovska, në vend se me mashtrime të imëta policore, është mirë të fillojë të merret me nevojën e maqedonasve në Bullgari, përfundimisht të njihen si pakicë dhe t’u mundësohen të drejtat themelore të njeriut.

Nënpresidentja bullgare, Ilijana Jotova sot deklaroi se personalisht i ka kontrolluar dokumentet nga aplikimi për përfitim të shtetësi bullgare të ministres së Energjetikës, Sanja Bozhinovska në mënyrë që të bindet nëse ajo ka cekur se ka vetëdijësim bullgar.

“Unë personalisht i pashë dokumentet e saj dhe deklarimin, personalisht të nënshkruar prej saj, në të cilin ajo thekson se ka vetëdije dhe prejardhje bullgare”, theksoi Jotova në Qustendill gjatë tryezës së rrumbullakët nën titullin “Bullgarët në Ballkan jashtë kufirit pas vitit 1978. Kodi i mbijetesës”.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article S’kanë të ndalur kallëzimet penale ndaj Ramiz Merko, edhe një tjetër i radhës
Next Article ‘Shfaqje e madhe elektorale’/ Eksperti italian: Qeveria Meloni mund të ndryshojë ligjin ose procedurën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?