By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ‘Shfaqje e madhe elektorale’/ Eksperti italian: Qeveria Meloni mund të ndryshojë ligjin ose procedurën
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > ‘Shfaqje e madhe elektorale’/ Eksperti italian: Qeveria Meloni mund të ndryshojë ligjin ose procedurën
Shqipëri

‘Shfaqje e madhe elektorale’/ Eksperti italian: Qeveria Meloni mund të ndryshojë ligjin ose procedurën

admin
Last updated: 18/10/2024 22:57
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

President i Konsorciumit Italian te Solidaritetit, Gianfranco Schiavone, njëkohësisht edhe ekspert për çështjet e migracionit, tha se vendimi i Gjykatës së Romës ishte konform vendimarrjes së Gjykatës Evropiane, e cila kërkon nga qeveria Meloni të specifikojë se cilat vende janë të pasigurta për emigrantët.

Në një intervistë për Syri Tv, gjatë edicionit të lajmeve nën moderimin e Armela Ferkos, Schiavone thotë se strukturat akomoduese për emigrantët që do të vinin nga Italia në Shqipëri, ishin një operacion i dështuar, ndërsa shton se në Itali mund të ketë një situatë bllokimi, në lidhje me procedurën.

‘Procedura e kufirit dhe mbajtja e lirisë personale mund të ketë qenë në bazë të vendimit të Gjykatës së Romës. Qeveria italiane ka ndjekur një procedurë kufiri, por gjykata evropiane me një vendim të saj më parë, që nënvizon se të gjithë ata që vijnë nga vendet e treta, qeveria i italiane ka klasifikuar si të pasigurta. Të pasigurta janë ato vende në të cilat krijohen torturime apo trajtime çnjerëzore.

Sipas vendimit të Gjykatës së Romës duhen vlerësuar në mënyrë konkrete se kush janë këto dhe vende dhe çfarë ndodh në këto vende. Në bazë të vendimit të gjykatës dhe elementëve janë përcaktuar vendet e sigurta dhe të pasigurta, por duhen parë edhe burimet ndërkombëtare ku bazohen shkeljet e të drejtave të njeriut që ne në Itali e dimë se cilat janë.

Besoj se qeveria italiane nuk do të përsërisë të njëjtat operacione, sepse do ketë të njëjtat rezultarte. Mendoj se do ketë një situatë bllokimi me këtë procedurë, nuk di ç’të them e s’dua të them për pasojat. Mund të jetë hera e parë dhe e fundit e kësaj ngjarje. Ishte e destinuar të dështonte. Gjykata ndërhyri sepse sipas procedurës duhet të ndërhynte, pasi të depërtoheshin dhe s’mund të vendosë kur nuk janë. Operacioni s’ishte konform ligjeve’.

Eksperti italian për çështjet e migracionit tha ndër të tjera se duhet të presim zhvillimet e mëtejshme në ditët në vijim, pasi qeveria ka paralajmëruar të mblidhet të hënë, ndërsa Schiavone theksoi se mund të ndërhyhet në ligj, si e vetmja mënyrë që mund të zhbëjë vendimin e tribunalit të Romës.

‘Do të shohim zhvillimet e mëtejshme. Kjo ngjarje mund të shkojë drejt fundit, është një humbje e madhe. Duket një shaka politike e pakëndshme, imagjinoj se do të ketë puntata të tjera. Me këtë regjistrojmë edhe dështimin gjigandesk të kësaj ngjarje.

Mund të jenë edhe nga shtete të tjera, por do të jetë e vështirë sepse shtetet e ardhjes fillestare s’janë vende të sigurta e s’janë në listën e vendeve të tilla, apo do ketë vende të tjera që janë në listën e vendeve të tjera. Tunizia, është në vendet më të rëndësishme, nëse do të ketë ngjarje në lidhje me të, nuk do të jetë e lehtë të sillen njerëz që mund të ri-hynë në vendet e origjinës së sigurtë. Hipoteza e dytë, është që qeveria do provojë së ndërrojë ligjin dhe të ndryshoje disa aspekte të procedurës për të gjetur hapësira për të shprehur vullnetin dhe ky është një problem, rruga është shumë e vështirë për qeverinë italiane.

Gjykata e Romës ka regjistruar që siç thashë, janë persona që vijnë nga vendet origjine jo të sigurta, por nuk përjashtoj që të ketë pasur vlerësim negativ të kësaj marrëveshjeje. Marrëveshja bazohet në një supozim, që e drejta e BE të aplikohet edhe jashtë BE. Për momentin janë të shumtë ata që po vëzhgojnë gjithë këtë situatë, pastaj është problem i mbajtjes që nuk mund të kryhet në mënyrë të përgjithësuar të atyre personave, që mund të hyjnë në procedurë. Duhen shqyrtuar rast pas rasti e të aplikohet në mënyrë të ndryshme. Këtë herë, problem është i vendeve nga origjinë të sigurt.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Janë deklarata qëë s’kanë argument, të mos thotë gjëra të vërteta dhe të krijojë situatë përplasje. Në fakt, s’duhet vlerësuar çdo gjë që bën ekzekutivi, është një agresivitet i qeverisë aktuale që s’më çudit.

Për momentin përgjigja është që s’ka shërbyer për asgjë, përveçse për të shpenzuar 800 mln euro nga qeveria italiane, asgjë konkrete, veç strukturave. Është një eksperiment i bërë me Shqipërinë, sipas instruksioneve të qeverisë italiane, mund të ishte i parë edhe për hapjen e procedurave me vendet e tjera.

Kjo tentativë për ngritjen e kampeve në Shqipëri, nëse do të kishte dalë mbanë, do të mbante rreth 3 mijë persona në vit. Hyrjet në Itali kanë qenë 60 mijë-100 mijë. Kjo ngjarje ka një impakt të vogël, në lidhje me çështjen e përgjithshme të azil-kërkuesve në Itali. Është sasi e vogël. Nëse kjo nuk do të ndodhë, është eksperiment i dështuar. Një shfaqje e madhe elektorale dhe zgjedhore, kishte shumë pak të bënte me realitetin e menaxhimit të migracionit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

“3-4 herë më shumë raste me depresion pas Covidit”/ Psikologia jep shifrat e trishta për Shqipërinë

Dominojnë ekonomistët dhe juristët, ja profesionet e 140 deputetëve të “11 Majit”

I sapokthyer nga kampi në Gjadër, vetëvritet emigranti maroken: Më mirë në burg se në atë qendër

A është gati PD të pranojë Berishën si të dërguar të Zotit?

Hapet Ambasada e Shqipërisë në Sarajevë, Hasani: Forcojmë partneritetin me Bosnjë-Hercegovinën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Jotova tha se ministrja ka dokumenta bullgare, Bozhinovska: Vetëm për nevoja ekonomike, mirëpo nuk ndihem bullgare
Next Article Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në Ballkan

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mustafa tregon kushtet e LDK-së për koalcion të mundshëm me partitë e opozitës
Kosovë
“3-4 herë më shumë raste me depresion pas Covidit”/ Psikologia jep shifrat e trishta për Shqipërinë
Shqipëri
Gashi: Në punën time si Kryetar Parlamenti nuk e favorizoj askënd, përndryshe opinioni e di se unë i takoj koalicionit VLEN
Maqedoni
Haxhiu pyetet rreth ambicieve të Limajt për kryetar të Kuvendit, ja përgjigjet ajo
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?