By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Von der Leyen viziton sot Kosovën, takime me Osmanin dhe Kurtin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Von der Leyen viziton sot Kosovën, takime me Osmanin dhe Kurtin
Maqedoni

Von der Leyen viziton sot Kosovën, takime me Osmanin dhe Kurtin

admin
Last updated: 26/10/2024 09:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të takohet me krerët shtetërorë të Kosovës më 26 tetor.

Mëngjesin e së shtunës, Von der Leyen do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe pas takimit do të ketë një konferencë për media.

Po ashtu, presidentja e KE-së gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Vizita e zyrtares evropiane në Prishtinë është në kuadër të një turneu ballkanik që ajo nisi më 23 tetor në Shqipëri. Pas Shqipërisë, ajo qëndroi në Maqedoni të Veriut, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi.

Në Serbi, ajo u takua vetëm me presidentin Aleksandar Vuçiq, teksa anuloi takimin me kryeministrin serb, Millosh Vuçeviq.

Zëdhënësi i KE-së, Eric Mamer, tha për Radion Evropa e Lirë se arsyeja e anulimit ishte se Vuçeviq po të njëjtën ditë ishte takuar me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov.

Bashkimi Evropian vazhdimisht ka kritikuar Serbinë për lidhjet e ngushta me Kremlinin, teksa Moska po vazhdon luftën kundër Ukrainës. Beogradi po ashtu nuk pranon të rreshtohet përkah BE-së, sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të luftës kundër Ukrainës.

Ndryshe, sipas KE-së, gjatë vizitës në rajon Von der Leyen do të përqendrohet më së shumti në ndihmën që Bashkimi Evropian po u jep vendeve të rajonit për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjeve për përparim më të shpejtë në procesin e integrimeve evropiane.

Më herët, Bashkimi Evropian i miratoi agjendat e reformave të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat i kanë paraqitur ato si kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes. Më pas agjendat u votuan edhe nga KE-ja, me përjashtim të Bosnjë e Hercegovinës.

Plani i Rritjes është në vlerë të përgjithshme prej 6 miliardë eurosh, nga të cilat, 2 miliardë do të jenë para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në formë të kredive të favorshme.

Krahasuar për kokë banori, Kosova do të jetë përfituesja më e madhe nga kjo paketë, pasi shteti do të përfitojë më shumë se 820 milionë euro.

Von der Leyen përmbyll turneun ballkanik më 26 tetor në Mal të Zi./REL

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kostadinov: Katër kushte BNJVL-së, për pikë politike turbullohet uji në Strumicë
Next Article Tronditet Mali i Zi: Vëlla e motër gjenden të vrarë, Policia thirrje banorëve të mbyllen në shtëpi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?