By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ekipi menaxhues i ShA MEPSO në teren në trafostacionet të cilët së shpejti do të rikonstruohen dhe modernizohen
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Ekipi menaxhues i ShA MEPSO në teren në trafostacionet të cilët së shpejti do të rikonstruohen dhe modernizohen
Maqedoni

Ekipi menaxhues i ShA MEPSO në teren në trafostacionet të cilët së shpejti do të rikonstruohen dhe modernizohen

admin
Last updated: 26/10/2024 11:55
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 26 tetor – Ekipi menaxhues i ShA MEPSO në teren në trafostacionet të cilët së shpejti do të rikonstruohen dhe modernizohen për zvogëlim të kostovë dhe efikasitetin energjetik.

🏚Objekte të vjetra, godina komandimi të ndërtuara në vitet e largëta të 70-tave të shekullit të kaluar, pa termoizolim dhe me kushte relativisht të këqija pune. Së shpejti pamjet e tilla në trafostacionet 400/110 kV TS Shkup 4, 400/110 kV TS Shkup 1/5 dhe 400/110 kV TS Dubrovë do të mbeten në të kaluarën. Një pjesë e ekipit drejtues të kompanisë, sot patën mundësinë që të shohin nga afër kushtet në të cilat punojnë 100 punonjës në tre stacionet më të rëndësishme të transformatorëve në vend.

👉📌Si menaxhment i ri, u përballëm me një sërë procedurash të prokurimit publik që nuk ishin thelbësore për nevojat e MEPSO-s. Në frymën e optimizmit, vendosëm që fondet nga këto procedura t’i ridrejtojmë në rindërtimin e godinave komanduese të trafostacioneve kryesore në Maqedoni, përkatësisht TS Shkup 1/5, Shkup 4 dhe TS Dubrovë, të cilat janë ndërtuar më shumë se dyzet, pesëdhjetë vjet më parë. Me këto projekte do të mundësojmë përmirësim të ndjeshëm të efiçencës energjetike dhe ulje të konsumit vetanak, gjë që do të kontribuojë më tej në ekonominë e sistemit. Në anën tjetër, përmes renovimit të objekteve, do të sigurojmë cilësi më të mirë dhe kushte të mira pune për dispeçerët dhe personelin tjetër teknik në trafostacione, që është më se e nevojshme për sigurinë dhe produktivitetin e tyre, u deklarua para punonjësve drejtori general i ShA MEPSO Burim Ljatifi.

🛠Me rikonstruimin, rehabilitimin dhe modernizimin e objekteve, jo vetëm do të përmirësohen karakteristikat energjetike të godinave, dhe do të integrohen burimet e ripërtëritshme të energjisë, por do të ulen kostot e ngrohjes, ftohjes dhe ndriçimit, do të krijohen kushte cilësore të punës dhe akses të pandërprerë të personave me aftësi të kufizuara.

🏚Objekti komandues në TS Shkup 4, në lagjen Pintija është ndërtuar në vitin 1976. Ky stacion është jashtëzakonisht i rëndësishëm për furnizimin me energji elektrike për konsumatorët (amvisëritë dhe kompanitë) në rajonin e Shkupit, zonën industriale të Bunarxhikut, aeroportin dhe zonën qendrore të qytetit.

🏚TS Shkup 1/5 në lagjen Butel ka 57 vite në përdorim. Trafostacioni furnizon 50% të konsumit të Shkupit. Me të është i lidhur termocentrali i kogjenerimit Te-To dhe prej këtu niset një linjë transmetuese interkonektive 400 kV drejt Kosovës dhe një linjë transmetimi 400 kV për TS Shkupi 4.

⚡️Nëpërmjet TS 400/110 kV të Dubrovës, vendi ynë ka lidhje ndërlidhëse me Republikën fqinje të Greqia dhe Republikën e Bullgarisë nëpërmjet TS Shtip. TS Dubrovë është energjetikisht e lidhur me TS Manastir 2 dhe TS Shkup 4, dhe prej këtu nisen linjat e transmetimit në TEC Negotinë, TS “Buçim”, TS “Valandovo”, TS “Kavadar”, Feni 1 dhe Feni 2.

➡️Me qëllim të optimizimit të shpenzimeve dhe krijimit të kushteve më të mira të punës, ekipi i ri menaxhues planifikoi rikonstruksionin e trafostacioneve të nivelit të tensionit 110 kV: TS Manastir 1, TS Veles, TS Kavadar, TS Samokov dhe TS Shkup2.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shpallet thirrje për ndarjen e mjeteve financiare për furnizim të kombajnëve për korrjen e orizit
Next Article Dalin shifra, sa qytetarë të Kosovës jetojnë në Gjermani?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?