By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mateç, çerdhja edhe pse gati, akoma nuk është vënë në funksion
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Mateç, çerdhja edhe pse gati, akoma nuk është vënë në funksion
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Mateç, çerdhja edhe pse gati, akoma nuk është vënë në funksion

admin
Last updated: 26/10/2024 21:06
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Likovë, 26 tetor – Çerdhja “Valbona 2001” në fshatin Mateç të komunës së Likovës duket se ka mbetur vetëm objekt dekori në qendër të fshatit. Pavarësisht kompletimit të saj tashmë disa muaj, nuk mund të vihet në funksion dhe t’ju shërbejë fëmijëve që kanë nevojë. Kreu i Komunës së Likovës, Erkan Arifi tha për Alsat se nga ana e komunës janë kryer të gjitha procedurat e kërkuara mirëpo institucionet përkatëse nuk kanë dhënë pëlqimet për stafin që duhet të jetë në shërbim të 115 fëmijëve.

“Jemi në pritje thuajse tre muaj, disa herë kemi bërë edhe urgjenca që të shohim deri ku ka arritur procedura. Kemi presion nga prindërit të cilët i kanë fëmijët e tyre për ti dërguar në çerdhe ku numri i pritjes është diku 84 fëmijë duke përfshirë fshatrat Nikushtak, Ropalcë, Vishticë, Mateç, Hotël dhe Likovë. Këtu nuk ka përkatësi politike, këtu vijnë të gjithë fëmijët të cilët kanë nevojë të vijnë dhe besoj që kjo kohë që po e humbim ka nis të bëhet edhe e tepërt nga ana e prindërve dhe mendoj që sa më shpejt të na përgjigjen që ta lëshojmë në përdorim”, tha Erkan Arfi, kryetar I Komunës së Likovës.

Të revoltuar u shprehën edhe banorët që takuam në mes të fshatit Mateç, disa prej të cilëve tashmë kishin fëmijët ose nipërit të regjistruar në listat e pritjes për në çerdhe.

“I kam dy nipa, njëri katër vjet e tjetri dy vjet, i kam regjistruar tashmë katër muaj, janë paraqit numër i madh. Të gjithë banorët ankohen çka u bë me këtë çerdhe, pse nuk çelet. Unë bashkë me gruan jemi pensionist, po kujdesemi sepse të dy prindërit e fëmijëve janë në punë, njëri punon në Shkup kurse nusja ligjëron gjuhë gjermane. Shumë jemi të angazhuar, fëmijët nuk po mbahen, veç se po thonë babi kur po e hapin çerdhen. Shumë tragjedi, për çka mos me pas fëmijët në këtë shekull çerdhe që aq të bukur e kanë rregulluar”, tha një banor.

“Duhet të hapet, shihet si e kanë punuar. Çka të ndërtohet është mirë”, shtoi një tjetër banor.

“Ka disa që i dërgojnë në fshatin Orizare po mbase është ndërtuar këtu pse të mos hapet”, tha një banor.

“I kemi dy fëmijë të djalit që kanë nevojë të shkojnë në çerdhe”, u shpreh një banor.

Çerdhja “Valbona 2001” është çerdhja e dytë në Komunën e Likovës. Në të pritet të sistemohen 115 fëmijë të ndarë në 6 grupe. Kjo çerdhe ka edhe kuzhinën distributive që do të shërbej për çerdhen “Rrezja “ në fshatin Orizare dhe një çerdhe tjetër që planifikohet të ndërtohet mes fshatit Llojan dhe Vaksincë. Me këtë problematikë po përballet edhe komuna e Haraçinës ku gjithashtu institucionet përkatëse nuk japin pëlqimet për stafin që do të mundësoj funksionimin e çerdhes. Nga Ministria e Punës Sociale nuk morëm asnjë përgjigje nëse procedurat për vënien në funksion të këtyre çerdheve janë në këtë institucion ose janë drejtuar në institucionet tjera përkatëse.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nga 75 zyrat e parapara të deputetëve për kontakt me qytetarët, në funksion janë lëshuar vetëm 25
Next Article Paditë për cilësinë e ajrit, Osmani: Paditë ndaj shtetit vështirë argumentohen

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?