By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Izraeli vret një komandant të Hamasit në Bregun Perëndimor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Izraeli vret një komandant të Hamasit në Bregun Perëndimor
Bota

Izraeli vret një komandant të Hamasit në Bregun Perëndimor

admin
Last updated: 26/10/2024 22:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ushtria izraelite tha se ka vrarë një palestinez, i cili tha se ishte anëtar i krahut politik të Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – gjatë një operacioni në Tulkarem të Bregut të pushtuar Perëndimor.

Përmes një deklarate të përbashkët, ushtria izraelite, policia dhe agjencia e sigurisë së brendshme, Shin Bet, thanë se kanë kryer një operacion “kundër terrorizmit në Tulkarem për të eliminuar Islam Odeh”, të cilin e akuzuan se po planifikonte “sulme terroriste”.

Në deklaratë u tha se gjatë operacionit, Odeh “hapi zjarr ndaj forcave të sigurisë të cilat e rrethuan atë dhe iu përgjigjën me zjarr” që rezultoi në vrasjen e tij.

“Forcat gjetën armë, përfshirë edhe komponentë që përdoren për prodhimin e bombave”, u tha në njoftim.

Odeh së fundi “ishte caktuar që të komandonte rrjetin terrorist në Tulkarem dhe kishte nisur të planifikonte sulme shtesë terroriste”, pasi një pjesëtar tjetër i Hamasit, Zahi Oufi, u vra gjatë një sulmi ajror izraelit.

Brigada Ezedin al-Kasam, krahu ushtarak i Hamasit, njoftoi po ashtu për vdekjen e “komandantit dhe liderit të Batalionit të Brigadës Kasam në Tulkarem”.

Ndërkaq, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramahall njoftoi se ishte informuar për vdekjen e Odehut, 29-vjeçar, gjatë të shtënave në lagjen Salam të Tulkaremit.

Dhuna në Bregun Perëndimor është rritur që nga sulmi i paprecedent i Hamasit ndaj Izraelit tetorin e vitit të kaluar, që nxiti luftën në Gazë.

Që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor 2023, trupat izraelite apo kolonët kanë vrarë të paktën 744 palestinezë në Bregun e pushtuar Perëndimor nga Izraeli, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Ramallah./Rel/

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arrestimi i ish-presidentit, Tabaku: Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi duhet të përballen me drejtësinë
Next Article Dalin pamjet nga dasma e Dafina Zeqirit, këngëtarja i jep fund beqarisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?