By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mbyllja e fushatës për kancerin e gjirit, Koçiu: Lehtësojmë depistimin për gratë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Mbyllja e fushatës për kancerin e gjirit, Koçiu: Lehtësojmë depistimin për gratë
Shqipëri

Mbyllja e fushatës për kancerin e gjirit, Koçiu: Lehtësojmë depistimin për gratë

admin
Last updated: 02/11/2024 15:33
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përmbyllur nëpërmjet një aktiviteti të veçantë fushatën ndërgjegjësuese “Ia vlen të jetosh” mbajtur përgjatë muajit tetor për parandalimin e kancerit të gjirit. Pjesë e eventit organizuar në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe nën moderimin e gazetares së njohur, Rudina Xhunga, u bënë edhe gra e vajza të cilat ndanë më të pranishmet, histori personale se si ia dolën të fitojnë betejën me sëmundjen e kancerit të gjirit.

Në fjalën e saj Koçiu u shpreh se tetori rozë u shoqërua me aktivitete të shumta ndërgjegjësuese nga veriu në jug, nga qendrat shëndetësore tek bashkitë e mëdha, tek institucionet e kujdesit shëndetësor dhe tek çdo organizata e shoqërisë civile, tek sheshet dhe rrugët të cilat u bënë dëshmitare të marshimeve dhe të takimeve të organizimeve ku u fol për rëndësinë që merr diagnostikimi i hershëm. Ajo theksoi se parandalimi në kohë është gjëja më e rëndësishme që mund t’i bëjmë vetes pasi të parandalosh është shumë më mirë se sa të kurosh dhe nëse kjo sëmundje kapet herët, është 100% e kurueshme.

“Nëse do i referohesha statistikave, ne shikojmë që numri i diagnostikimeve nëpërmjet mamografive në një vit shkon rreth 25 mijë mamografi. Ndërkohë që vetëm në tetoret rozë, kryhen afro 12 mijë mamografi. Pra pothuajse gjysma bëhet në tetor dhe e gjithë kjo nga këto organizime dhe nga kjo referencë apo vëmendje që i kemi dhënë tetorit gjë që na bën të ndjehemi mirë që merr vëmendje por nga ana tjetër na bën të ndjehemi keq kur mendojmë që vetëm kur flasim, kujtohemi që duhet të bëjmë kujdes për shëndetin tonë”, u shpreh ministrja Koçiu.

Ministrja theksoi që çdo muaj i vitit do t’i dedikohet një qarku në Shqipëri ku gratë mund të kryejnë mamografi pa referimin e mjekut dhe me orare të zgjatura. “Kemi marrë angazhimin që mos të mos ngelemi vetëm në tetor me këto iniciativat e të qenit parën grave, por të jemi në çdo muaj të vitit. Dhe pikërisht MSHMS ka marrë angazhimin që në çdo muaj të vitit do t’i referohemi secilit qark të Shqipërisë duke mundësuar oraret e zgjatuara, nga ora 08:00 deri në 20.00 të darkës, mamografia dhe njësitë e lëvizshme do jenë në një qark gjatë gjithë muajit. Dhe ndërkohë do të heqim dhe sistemin e referimit duke bërë të mundur që çdo muaj t’i dedikohet një qarku, çdo muaj të jetë një tetor rozë për një qark të Shqipërisë”, deklaroi Koçiu.

Albana Cukalla, e cila e ka nisur karrierën e saj si gazetare dhe tashmë menaxhere marketingu si dhe mjekja e pedagogia, Oltiana Petri kanë rrëfyer momentet e para të përballjes dhe guximin e tyre për ta mposhtur sëmundjen e kancerit të gjirit. Ato apeluan që të gjitha gratë të vendosin një kontroll rutinë gjatë gjithë vitit por veten e tyre pasi diagnostikimi i hershëm shpëton jetë.

Gjatë fushatës ndërgjegjësuese të tetorit rozë, 12701 vajza dhe gra kanë kryer mamografi pranë spitaleve rajonale dhe në njësitë e lëvizshme të mundësuara nga ISHP në të gjithë vendin. MSHMS ka mundësuar që për herë të parë nëpërmjet e-Albania çdo grua të njoftohet për kryerjen në kohë të mamografive dhe kryerjen e kontrolleve. Një tjetër risi ishte edhe ngritja e një njësie të dedikuar e përbërë nga mjekë radiologë të kualifikuar, e cila do të funksionojë në vijim gjatë të gjithë vitit për leximin dhe dhënien e përgjigjeve në kohë reale të mamografive.

You Might Also Like

Po riparonin skafin në Porto Palermo, benzina merr flakë dhe plagos katër persona

Njësi e re në Policinë e Shtetit për Krimet Mjedisore, Lamallari: Për Policinë, zjarri nuk përfundon kur fiket

Fluks i lartë në hyrje përmes Portit të Vlorës, mbi 1,300 pasagjerë mbërrijnë brenda ditës

Tatimet shtojnë kontrollet ndaj tregtisë online, në fokus formalizimi dhe konkurrenca e ndershme

AMA: 79 marrëveshje për përsëritjen e shërbimeve audiovizive, nuk ka prova për kufizim të konkurrencës

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Balla në Selanik: Shoqatat shqiptare po ruajnë rrënjët tona
Next Article Edhe Levica kërkon zgjedhje të dyfishta në 2025

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?