By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: S’ka mbetur fshat pa problem me transportin publik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > S’ka mbetur fshat pa problem me transportin publik
Maqedoni

S’ka mbetur fshat pa problem me transportin publik

admin
Last updated: 02/11/2024 17:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 2 nëntor – Në mungesë të transportit publik, vajzat e fshatit Matkë udhëtojnë mbi 5 kilometra rrugë në këmbë që të shkollohen. Nxënësit e fshatit Bllacë dalin në qendër të fshatit që të presin ndonjë nga banorët se a do t’i dërgojnë deri tek shkollat e mesme ku ato mësojnë. E ngjashme është situata edhe në fshatin Luboten. Mbi 200 nxënës presin çdo ditë këtu në qendër të fshatit se a do t’i dërgojnë deri tek shkollat e mesme ku ato mësojnë.

Banorët e Lubotenit që takuam në qendër të fshatit duke ndërtuar me vetë iniciativë murin që ishte rrënuar, thonë se janë harruar edhe nga pushteti lokal por edhe nga ai qendror.

“Këshilltarët tonë nuk e dinë ku është Luboten ndërsa kur vjen koha e votimeve ecin këndej, ka nxënësit që shkojnë paradite dhe mbas ditë i bartin me vetura, çdo njëri angazhohet t’i barte fëmijët. Ambulancë nuk kemi, ja shihe, 600 shtëpi as mjek nuk kemi, këtu është gati por ne të gjitha vetë nuk mund t’i bëjmë, ndërto muret, ndërto ambulancë, ndërto xhamia. Ku të shkojmë më parë. Të gjitha që janë bërë nga fshati e komuna asgjë nuk punon”, tha Mamer Musliu – Banor i Lubotenit.

“Nxënësit, shkojnë në shkollë kur i dërgojnë prindërit që kanë vetura. Tjerët në mëshirë të fatit, kush kalon ndonjë fshatar i merr, kush nuk kalon mbesin pa mësim. Unë personalisht çdo ditë e dërgoj djalin për në shkollë, mungesa marrin nga arsimtarët sepse ata nuk e dinë se si është problemi në fshat. Autobus të Ndërmarrjes Publike nuk kemi por autobus privat. Tani ku qëndron problemi a në qytet të Shkupit që nuk i lejon ne nuk e dimë”, shtoi Ahmet Ameti – Banor i Lubotenit.

Sipas banorëve të Lubotenit, rreth 350 nxënës të shkollave të mesme çdo ditë përballen me vështirësinë e transportit për në shkollë. Dalin dhe presin banorë në qendër të fshatit se kush do t’i dërgojë ose në të kundërtën mbesin në shtëpi.

“Ka diku 300 apo 350 nxënës, çdo ditë që udhëtojnë. Në cilën mënyrë, si gjendën? Ne si banorë të këtij fshati detyrohemi që të lëmë punën dhe t’i çojmë fëmijët tonë nëpër shkolla që të mos humbin orët e mësimit”, tha Refik Miftari – Banor i Lubetenit.

Në fshatin Luboten qarkullon linja me numër 47 A, e cila është linjë private. Që nga reduktimi i transportit privat, për shkak të pagesës së ulët për kilometër, linjat private qarkullojnë vetëm pas orës 17:00. Nga ndërmarrja e Qarkullimit Publik nuk kemi përgjigje se kur do të merr fund kaosi i transportit publik nëpër fshatra ku më së shumti pësojnë nxënësit që udhëtojnë për në shkollat e mesme.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Turi i Ramës me diasporën në Selanik, autoritetet greke në kufi ndalojnë gazetarët shqiptarë të ndjekin takimin
Next Article Maksuti: Shfuqizimi i neneve, sulm ndaj identitetit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?