By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kritika të ashpra në parlamentin e Malit të Zi ndaj partive pro-serbe
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Kritika të ashpra në parlamentin e Malit të Zi ndaj partive pro-serbe
Bota

Kritika të ashpra në parlamentin e Malit të Zi ndaj partive pro-serbe

admin
Last updated: 09/11/2024 19:54
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shpërfillja dhe dobësimi i institucioneve demokratike nga partitë pro-serbe dhe pro-ruse në Malin e Zi u kritikua ashpër në seancat e fundit të Parlamentit duke kërkuar nga kryeministri Milojko Spajiç, që të mbajë një qëndrim të qartë ndaj këtyre forcave politike që janë të përfshira në qeverinë e tij.

Kërkesat e vazhdueshme të tyre për dyshtetësinë, zyrtarizimin e gjuhës serbe, retorika e ashpër kundër pavarësisë së Kosovës, prishja e marrëdhënieve me Kroacinë dhe me Bosnjën e Hercegovinën si dhe shumë çështje tjera tregojnë për aktivitetet destabilizuese të partive pro-serbe që synojnë dëmtimin e perspektivës evropiane të vendit sipas analistëve.

Partitë pro-serbe dhe pro-ruse, të cilat janë pjesë e qeverisë, po përpiqen që me veprimet dhe retorikën e tyre të dobësojnë dhe të shpërfillin institucionet demokratike të Malit të Zi dhe mundësisht të ngadalësojnë integrimin evropian të vendit, u tha në seancën e fundit të Parlamentit malazez.

Kërkesat e vazhdueshme të tyre për dyshtetësinë, zyrtarizimin e gjuhës serbe, retorika e ashpër kundër pavarësisë së Kosovës, prishja e marrëdhënieve me Kroacinë dhe me Bosnjën e Hercegovinën si dhe shumë çështje tjera tregojnë për aktivitetet destabilizuese të partive pro-serbe që synojnë dëmtimin e perspektivës evropiane të vendit.

Këto kërkesa i kritikoi ashpër opozita malazeze, e cila fajsoi partitë pro-serbe e sidomos kryetarin e parlamentit të Mali të Zi, Andrija Mandiç për veprimtari antishtetërore.

Deputeti i Partisë Demokratike Socialiste në opozitë, Danijel Zhivkoviç kërkoi nga kryeministri Milojko Spajiç që të mbajë një qëndrim të qartë ndaj kërkesave të partive pro-serbe që janë të përfshirë në qeverinë e tij.

“Me heshtjen dhe mosprononcimin ndaj këtyre çështjeve kryeministri Spajiç po i lejon këto veprime të skajshme të partive pro-serbe. Kështu sipas të gjitha gjasave kjo shumicë parlamentare do të niset drejt ndryshimit të kushtetutës, dhe të atyre neneve që i dëshirojnë partitë pro-serbe”, tha zoti Zhivkoviç.

Ndaj këtyre kritikave reagoi kryeministri malazez Milojko Spajiç duke kërkuar që të gjithë aktorët politik në vend të përqendrohen në integrimin evropian ku Brukseli dhe një raport mjaftë pozitiv në përmbushjen e standardeve.

“Pa një konsensus të gjërë nuk mund të ndryshohet Kushtetuta. Në këtë konsensus duhet të përfshihet edhe opozita. Por aktualisht të gjithë përfaqësuesitë politikë e kanë për detyrë që të përqendrohen në procesin e integrimit evropian dhe ta kenë si përparësi vetëm këtë temë për të cilin Brukseli dha një raport mjaftë pozitiv,” tha kryeministri Spajiç.

Megjithatë, kryetari i parlamentit dhe përfaqësuesi i partive pro-serbe, Andrija Mandiç përsëriti se qëndrimi i tij për krëkesat e serbëve në Malin e Zi janë të drejta dhe demokratike.

“Kushtetuta nuk është libër i shenjtë që nuk lejon të ndryshohet. Kushtetuta është materie e gjallë siç janë edhe ligjet dhe nëse sigurohen 2/3 në këtë parlament mund të bëhen ndryshimet e duhura në Kushtetutë, konformë kërkesave të serbëve në Malin e Zi, që janë kërkesa të drejta dhe demokratike”, tha kryetari i parlamentit Mandiç.

Në këtë kuadër partitë e pakicës boshnjake dhe shqiptare, që janë pjesë e qeverisë, nuk mbështesin asnjë kërkesë që shkon në dëm të shtetësisë së Malit të Zi dhe prishjes së marrëdhënieve me shtetet fqinj.

Ata siç thanë i “mbesin besnik marrëveshjes së nënshkruar me të cilën u zotuan se do ta respektojnë kursin euroatlantik dhe do të zhvillojnë bashkëpunim miqësor me të gjitha vendet që i njeh Mali i Zi”.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shtëpia e Bardhë njofton: Biden dhe Trump do të takohen në Zyrën Ovale të mërkurën
Next Article Agron Dedivanaj: “TV Boin ka përfaqësuar një nga thesaret e vërteta të kombit tonë, obligim kombëtarë e atdhetarë ta mbeshtesim atë”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?