By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike
Bota

Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

admin
Last updated: 12/11/2024 09:23
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke vendosur kështu edhe tonin për negociatat dyjavore.

Ndër të tjera, pritet të flasë edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.

Përfaqësues nga pothuajse 200 shtete po marrin pjesë në samitin, i njohur si COP29, në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, i cili filloi dje.

Ata do të diskutojnë se si të frenohet kriza klimatike dhe të zbuten pasojat e saj, të cilat përfshijnë përmbytjet më të shpeshta dhe të rënda, ciklonet, zjarret në pyje, valët e të nxehtit dhe thatësirat.

Samiti synon gjithashtu të adresojë angazhimet e reja financiare për vendet e varfra që janë veçanërisht të prekura nga ndryshimet klimatike.

Disa liderë ndërkombëtarë kanë vendosur të mos jenë në konferencë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidentin brazilian Lula da Silva, vendi i të cilit do të marrë presidencën e COP në 2025.

Kancelari gjerman Olaf Scholz ndërkohë anuloi udhëtimin e tij në Baku për shkak të rënies së koalicionit të tij qeverisës javën e kaluar.

You Might Also Like

Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Orteku godet Himlung Himal, të paktën 10 të zhdukur, moti i keq pengon operacionet e shpëtimit

Reagon Beogradi pas arrestimit të nëntë personave në Zubin Potok

Para se të dalë në rrugë: si testohet një automjet kinez me energji të re?

“E vrava pa dashje”/ Trupi i 39-vjeçarit gjendet i copëtuar në Torino, festa me drogë përfundon në krim makabër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article CNN: Shqipëria po përjeton një Rilindje Turistike
Next Article Rama: 227 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?