By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Rreth 350 fëmijë romë do të kujdesen falas në kopshtet publike për fëmijë në 21 komuna
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Rreth 350 fëmijë romë do të kujdesen falas në kopshtet publike për fëmijë në 21 komuna
Maqedoni

Rreth 350 fëmijë romë do të kujdesen falas në kopshtet publike për fëmijë në 21 komuna

admin
Last updated: 12/11/2024 12:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 12 nëntor – Rreth 350 fëmijë romë, të moshës prej tre deri gjashtë vjeç, do të qëndrojnë falas në kopshtet publike për fëmijë në 21 komuna në shtet. Në kuadër të projektit “Përfshirja e fëmijëve romë në institucionet publike komunale – kopshte për fëmijë”, sot janë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim mes Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, komunat dhe kopshtet në territorin e tyre, ku do të kujdesen fëmijët nga ky komunitet etnik.

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani tha se përfshirja e fëmijëve romë në kopshtet për fëmijë do të mundësohet me bllok-dotacione, të cilat komunave do t’ua  mundësojë Ministria.

“Përmes këtij bashkëpunimi, të gjithë së bashku kontribuojmë për përfshirjen e numrit sa më të madh të fëmijëve romë në procesin parashkollor edukativo-arsimor. Duhet të vazhdojmë të investojmë në arsimin e fëmijëve romë, prej çka përfitim ka tërë shoqëria jonë”, deklaroi Limani.

Projektin e kanë përshëndetur kryetarët e komunave, të cilët kanë marrë pjesë në ngjarjen.

Në pyetjen e gazetarëve pse kopshti i sapondërtuar për fëmijë në Haraçinë ende nuk është në funksion, ministri Limani u përgjigj se priten miratime për punësime, për të cilat komuna ka dërguar kërkesë deri te Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

“Ne dërguam kërkesë deri te Ministria e Financave, presim përgjigje prej tyre, të njëjtën e kthejmë te komunat dhe ky është tërë procesi para hapjes së kopshtit të ri. Domethënë, nuk mundet as pa punësime të reja, as pa fëmijë të hapet as kopsht, as shkollë, as ndonjë institucion tjetër”, tha Limani.

Mabera Kamberi nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë informoi se përfshirja e romëve në arsimin parashkollor ka filluar me projekt që në vitin 2006 në partneritet me Fondin edukativ rom.

“Nga viti 2006 deri tani kemi përfshirë rreth 5.500 fëmijë të moshës dy vjeçare para fillimit të arsimit fillor. Ky projekt ka kontribuar të kemi numër më të madh të fëmijëve romë në shkollën fillore, të mesme dhe në fakultet, me çka Republika e Maqedonisë së Veriut avancon nga të gjitha shtetet në fqinjësi. Kemi rreth 250 studentë romë në universitete, ndërsa shtetet tjera nuk mund ta arrijnë as numrin 50. Ky projekt me të vërtetë ka kontribuar të kemi numër aq të madh”, tha Kamberi.

Fëmijët romë në kopshte kanë dokumente, theksoi ajo, ndërsa për ata që nuk janë të evidentuar në Librin amë të të lindurve, ajo tha se të paevidentuarit vendosen në një evidencë të veçantë elektronike që më lehtë t’u sigurohen dokumente.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E-blerësi i Maqedonisë i ngjashëm me atë të Ballkanit, bën marrëveshje deri 50 euro, ndërsa më së shumti shfrytëzon internet për rrjete sociale dhe telefonata
Next Article Ministri Peci propozon që “Darka e Lamës” të shpallet kremte kombëtare

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?