By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: VLEN: Gënjeshtrat e BDI-se po çmontohen për çdo ditë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > VLEN: Gënjeshtrat e BDI-se po çmontohen për çdo ditë!
Maqedoni

VLEN: Gënjeshtrat e BDI-se po çmontohen për çdo ditë!

admin
Last updated: 13/11/2024 11:52
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 nëntor – Gënjeshtrat e BDI-se po çmontohen për çdo ditë, një nga një! Për 22 vjet kjo parti ka qeverisur duke mjegulluar opinionin me gënjeshtra e dezinofmata, gjë që po e bënë edhe nga roli i opozitës.

E fundit është përpjekja për të hutuar qytetaret e Sarajit se kinse numri i këshilltarëve shqiptarë në Saraj do të pakësohet në bazë të regjistrimit të vitit 2021, ligj të cilin vetë e kanë votuar.  VLEN demanton ushtruesin e detyrës në Komunën e Sarajit, Ilas Veseli, dhe dirigjentin e tij, Blerim Qoseto Bexheti, për gënjeshtrën e publikuar që numri i këshilltarëve do të ulet në Komunën e Sarajit, pra sipas tyre Komuna e Sarajit aktualisht ka 23 këshilltarë dhe me ndryshimet e radhës do të ketë 19 këshilltarë. Kjo është e pavërtetë dhe gënjeshtër e pastër. Ne e demantojmë këtë përmes fakteve si vijojnë: Komuna e Sarajit ka pasur 19 këshilltarë edhe me vendimin e fundit të qeverisë do të ketë sërish 19 këshilltarë.

Pra, emrat e këshilltarëve aktual në Komunën e Sarajit figurojnë edhe në faqen zyrtare të komunës mund t’i shihni e verifikoni. Janë 19 këshilltarë me emër e mbiemër, prandaj ne nuk e dimë ku janë sot edhe ata katër kolegë këshilltarë të Veselit, që sipas tij qenkan 23. Prandaj, VLEN kërkon nga Blerim Qoseto bashkë me pasuesin e tij të dëshmojnë e të nxjerrin emrat e 23 këshilltarëve të pretenduar. Sqarojmë që, këshilltarët personal të tyre nuk mund të futen në listën e këshilltarëve komunal.

Kujtojmë që, regjistrimi i popullsisë ndodhi kur BDI ishte në pushtet, prandaj për pasojat eventuale të regjistrimit nuk kanë të drejtë të ankohen, sepse kur ishte koha të flasin ata zgjedhën të heshtin. Kjo është një injorancë e paparë deri më tani, në fakt shpalosë injorancën e të frikësuarve nga e vërteta për pavlefshmërinë e vet.

Kujtojmë opinionin se gënjeshtra tjetër që u demaskua është pretendimi i BDI-së se Korridori 8 nuk do të bëhet. Ky korridor do të bëhet edhe atë pa njolla, dhe është prioritet mbi prioritetet e Koalicionit VLEN dhe Qeverisë tonë. Bëjmë apele BDI-së që të gjejnë forma më kreative e të bërit politikë, e jo me gënjeshtra e shpifje.

Gënjeshtra ka afat përdorimi vetëm për aq kohë sa atë mund ta mbrojë gënjeshtari i pushtetshëm, e gënjeshtrat e manipulimet kanë marrë fund me ardhjen e Koalicionit VLEN në pushtet, dhe do t’i demaskojmë gjitha gënjeshtrat që BDI dëshiron t’i plason në opinion.

VLEN ka nevojë për një opozitë konstruktive, jo për një opozitë që vetëm përpiqet të krijojë mjegull dhe konfuzion. VLEN është garanca e shqiptarëve!

You Might Also Like

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve

Kasami në Top Channel: Provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe, Fillkov nuk mund ta ndalojë këtë proces

Saveski në Sarajevë: Bashkëpunimi rajonal kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Këshilli Gjyqësor/ 7 kandidatë në garë për anëtar të ri

Zjarri në deponinë e Radovishit ende aktiv, autoritetet me apel urgjent për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kapet në kufirin e Jazhincës tetovari me 3312 mjete piroteknike
Next Article Pa ujë banorët e Çairit dhe Sopishtës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Spasovski: Pa analizë të thellë dhe reforma reale, LSDM nuk do ta rikthejë besimin e qytetarëve
Maqedoni
Bie nga shkallët, lëndohet rëndë punonjësja e Gjinekologjisë së Çairit
Kronika
Haga lëshon urdhërarrest për ministrin izraelit
Bota
Trazira në Bolivi, bankat mbyllin degët në kryeqytetin La Paz mes demonstratave antiqeveritare
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?