By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në Gjykatën Penale dëshmoi tezja e të vrarës Vanja Gjorçevska
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Në Gjykatën Penale dëshmoi tezja e të vrarës Vanja Gjorçevska
Maqedoni

Në Gjykatën Penale dëshmoi tezja e të vrarës Vanja Gjorçevska

admin
Last updated: 13/11/2024 12:48
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 nëntor – Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, lidhur me vrasjen e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski sot dëshmoi tezja e Vanjës. Ajo foli për kërkimin e mbesës së saj.

Dëshmitarja Maja Spiroska në seancën e sotme gjyqësore, në pyetjet e prokurores Zhaklina Llazarevska, tha se ditën kur e kishin kuptuar se Vanja ishte zhdukur me miq me vetiniciativë kishin kërkuar nëpër kafene për informacione.

“Nga e marta tashmë çdo ditë ishte prezente, deri të dielën e më tutje. Të gjithë ishim në panik, të gjithë e kërkonim Vanjën. Kishte kolege nga puna e Zoricës, inspektorë, Sashko, nipi im, kur unë shkoja ai vinte në mbrëmje. E kërkuam, provonim të shihnim disa video xhirime”, tha ajo.

Sqaroi se babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, bashkë me mikun e tij Goce, të cilin ajo nuk e njihte, i kishin parë xhirimet, me çka, siç tha, në një moment e kishin zbuluar Citroenin.

“Sashko i solli xhirimet, i shikoi në dhomë në kompjuter. Në fillim ishte vetëm, më vonë erdhi Goce, nuk e di kush është. Me të, ata dolën, gjetën regjistrime, shikonin. Goce zbuloi automjetin Citroen në një moment, të mërkurën ose të enjten. Ai tha se unë mendoj se ne kemi disa të dhëna, është e mundur. Ajo mendoi se vetë burri kishte ardhur e kishte marrë dhe e kishte dërguar”, sqaroi ajo.

Tezja e Vanjës sot tha se habiteshin pse fëmijën do ta merrte dikush në mënyrë të organizuar. Tha se Aleksandri e ngushëllonte nënën Zorica me fjalët “mos u shqetëso, do ta gjejmë”.

Në pyetjen nëse Aleksandri në atë periudhë ka kërkuar diçka nga ajo, u përgjigj se i kishte thënë që t’i dërgojë porosi Ilon Maskut.

“Një kohë më thoshte se duhet t’i dërgoj porosi Ilon Maskut që ta gjejë me satelit”, tha ajo.

Lidhur me pyetjen a e di se Aleksandri ka dërguar porosi për shpërblim, ajo u përgjigj se e di vetëm për një porosi të fshirë të cilën e kishte marrë vesh nga njëri prej prindërve.

“E di se ka dërguar në grupin e prindërve, nuk e kam parë porosinë, sapo më treguan, ka shkruar kthejeni fëmijën, do tu jap para”, tha ajo.

Në vazhdimin e seancës së sotme gjyqësore dëshmojnë anëtarë dhe simpatizues të partisë politike “E djathta”.

Në seancën e parë gjyqësore të mbajtur të akuzuarit Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.

Sipas akuzës, ata bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

Lidhur me këtë rast është i dyshuar edhe një person për ndihmë pas kryerjes së veprës penale kundër të cilit procedura do të zhvillohet veçmas.

Gjykimin e udhëheq gjykatësi Ivica Stefanovski, ndërsa përfaqësues i akuzës është prokurorja Zhaklina Kërstevska.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Takime të veçanta të ministrit Mucunski me ambasadoren e Greqisë, Filipidu dhe ambasadorin e Irlandës me seli në Bukuresht, Vard
Next Article AUV: Kontrolle të jashtëzakonshme inspektuese në Kriva Pallankë, janë shkatërruar rreth pesëdhjetë kilogramë ushqim i pasigurt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?