By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti takoi drejtorin rajonal të UNOPS-it për Evropë dhe Azinë Qendrore, Tim Lardner
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti takoi drejtorin rajonal të UNOPS-it për Evropë dhe Azinë Qendrore, Tim Lardner
Maqedoni

Mexhiti takoi drejtorin rajonal të UNOPS-it për Evropë dhe Azinë Qendrore, Tim Lardner

admin
Last updated: 13/11/2024 14:12
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 nëntor – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti sot në një takim pune priti një delegacion nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime Projektesh, UNOPS, të udhëhequr nga drejtori rajonal për Evropë dhe Azinë Qendrore, Tim Lardner.

Siç njoftoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, duke i uruar mirëseardhje Lardnerit në vendin tonë, Mexhiti shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen që UNOPS-i i jep vazhdimisht Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Jam i kënaqur që së bashku po zbatojmë projekte të rëndësishme me ndikim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e mjedisit dhe bashkëpunimi ynë me UNOPS-in dhe projektin “BE për ajër të pastër” është një hap i rëndësishëm në përpjekjet tona për të luftuar ndotjen dhe për të përmirësuar cilësinë e ajrit në vendin tonë”, tha Mexhiti, duke shtuar se ndotja e ajrit është një nga sfidat më të mëdha mjedisore, me të cilat përballemi si vend dhe rajon.

Nëpërmjet projektit “Ajri i pastër” të Bashkimit Europian dhe në bashkëpunim me UNOPS-in, kemi krijuar mundësi të reja për zbatimin e masave që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e shëndetit të qytetarëve dhe krijimin e një mjedisi më të pastër. Si shembull i shkëlqyer suksesi i bashkëpunimit është edhe projekti në ish-fabrikën OHIS për sanimin e deponisë me lindan, ranë dakord Mexhiti dhe Lardner.

“Ky projekt është i një rëndësie të madhe, sepse ka të bëjë me një problem serioz mjedisor, pastrimin e sipërfaqes së kontaminuar me substanca të dëmshme organike”, tha Mexhiti.

Drejtori Rajonal i UNOPS për Evropën dhe Azinë Qendrore, Tim Lardner, tha se UNOPS është i gatshëm të mbështesë procesin e integrimit evropian të vendit, në drejtim të përgatitjes dhe zbatimit të projekteve dhe aktiviteteve prioritare në përputhje me standardet nacionale për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Azeski: Jam optimist se do të gjendet zgjidhje në interes të biznesit në takimim mes Qeverisë dhe bankave të dielën
Next Article Radev: Maqedonia e Veriut nëse dëshiron të anëtarësohet në BE duhet të realizoj marrëveshjet e nënshkruara

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?