By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Deputetët opozitarë, kritika qeverisë për ndarje buxhetore të pamjaftueshme institucioneve të pavarura
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Deputetët opozitarë, kritika qeverisë për ndarje buxhetore të pamjaftueshme institucioneve të pavarura
Maqedoni

Deputetët opozitarë, kritika qeverisë për ndarje buxhetore të pamjaftueshme institucioneve të pavarura

admin
Last updated: 13/11/2024 15:40
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Me gjashtë vota për e asnjë kundër, anëtaret e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, i kanë rekomanduar Komisionit për Buxhet që të shqyrtoj kërkesën e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës Civil të Kosovës, që të shtohet buxheti për këtë institucion, pas rritjes së numrit të anëtareve në këtë Këshill, raporton Ekonomia Online.

Kritika për mos buxhet të mjaftueshëm për institucionet e pavarura në Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025, paraqiten deputetët opozitarë, të cilët po ashtu kritikuan se shqyrtimi i buxhetit është duke u bërë me procedura të përshpejtuara.

Kryetari i Komisionit Valon Ramadani, ka thënë se kanë pranuar një kërkesë nga ky Këshill dhe se e njëjta kërkesë i dërgohet pa rekomandime shtesë, Komisionit për Buxhet, që të shqyrtohet dhe të dërgohet në seancë në lexim të dytë të Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës, për vitin 2025.

Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, ka thënë se është shqetësuese që kërkesat e institucioneve të pavarura për buxhet, nuk merren parasysh nga ana e qeverisë.

Ai tha se si pasojë e kësaj, pastaj këto institucione po përballen me probleme.

“Është shqetësuese, sepse për vetë faktin kemi marr kërkesat e institucioneve që na raportojnë. Është afat i shkurtër që të shqyrtohen kërkesat. Këtë shqyrtim të jepen vetëm për dy ditë është e pa drejtë sepse ky projektligj duhet ta ketë kohën e mjaftueshme që të përgatiten institucionet që të kenë një funksionim të mirëfilltë. Ne e kemi parë në vazhdimësi që nuk kanë pasur mbështetjen e duhur as RTK-ja, as Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës Civil, as për Komisionin e Pavarur për Media. Institucionet e pavarura është shqetësuese se si i trajtojnë këto kërkesa. Është viti i 4-të që RTK-së i është larguar një buxhet i madh”, ka thënë ai.

Deputeti i LDK-së Agim Veliu, ka thënë se shqyrtimi i buxhetit në Komisione është duke u bërë me procedura të shpejta duke mos u dhënë kohën e mjaftueshme që të trajtohen kërkesat e institucioneve.

“Edhe pse nuk ja vlen që të diskutohet në mbledhje të tilla sepse po bëhet me një nguti të panevojshme. Ka pasur kohë që të shkoj me procedura të rregullat nëpër komisione. Në lidhje me kërkesën e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës Civil të Kosovës e cila e argumenton këtë që jam duke thënë unë. Kjo është kërkesë e arsyeshme dhe e detyrueshme sepse me aprovimin e ligjit ka ndryshuar numri i anëtareve, ajo rritje është dashur që të pasqyrohet në buxhet dhe nuk është futur në buxhet. Është dashur që buxheti të aprovohet në procedura normale pa nguti”, ka thënë ai.

Deputeti i VV-së, Besim Muzaqi, ka thënë se si mazhorancë garantojnë se secili institucion do të funksionojë në mënyrë të rregullt dhe se do të ndahen mjete të mjaftueshme për secilin prej tyre.

“Shqetësim do të duhej të ishte sikur të kishte vonesa. Është buxhet rekord për nga shifrat. Ne garantojmë që se secili institucion se si ka funksionuar pa mungesa, nuk do të mbetën keq, do të ndahen mjete të mjaftueshme”, ka thënë ai.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kurti shtroi darkë për delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës
Next Article Osmani: Hulumtimi i krimeve të luftës, me rëndësi për dokumentimin e të vërtetës dhe për drejtësi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?