By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Me çfarë ngrohen qytetarët? Shkupi, ndër 4 qytetet me ajër më të ndotur
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Me çfarë ngrohen qytetarët? Shkupi, ndër 4 qytetet me ajër më të ndotur
Maqedoni

Me çfarë ngrohen qytetarët? Shkupi, ndër 4 qytetet me ajër më të ndotur

admin
Last updated: 13/11/2024 23:04
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 nëntor – Shkupi prej disa ditësh është në krye të listës së qyteteve me nivelin më të lartë të ndotjes së ajrit në botë, kurse në këtë mëngjes kryeqendra u radhit në vendin e katërtë. Mjekët ngrenë shqetësimin për pasojat negative të ajrit në shëndetin e qytetarëve. Autoritetet vendore thonë se po ndërmarrin masa afatgjata dhe afatshkurta për përmirësimin e cilësisë së ajrit në vend.

Ndotja kaq e lartë e ajrit dëmton shëndetin e qytetarëve, sidomos të atyre me sëmundje kronike, thotë mjeku, Sedat Lumani.

“Ndotja është shumë e madhe me materie kimike dhe materie me grimca toksike të imta dhe materie, të cilat lëshojnë punëtoritë ose fabrikat e ndryshme, me makineri të ndryshme, të cilat reagojnë jo mirë për shëndetin e njeriut. Të gjithë njerëzit që janë me sëmundje kronike të sistemit të frymëmarrjes, sistemit kardiovaskular, fëmijët, gratë shtatzëna dhe të moshuarit, në përgjithësi janë target grupe më të rrezikuara. Në këtë kohë kur themi se duhet të bëhet ventilimi i ajrit, duhet të themi që mos të bëhet, sepse ambienti i brendshëm është më i pastër se ai i jashtëm. Duhet të kemi kujdes edhe me veshmbathjen edhe me ushqimin.”, – deklaroi mjeku u përgjithshëm, Sedat Lumani.

Qytetarët shprehen të shqetësuar dhe thonë se ajri i ndotur u shkakton probleme shëndetësore.

“Me nxehje, me radiator. Për atë kam ardhur te mjeku, nuk mundem frymë të marr nga ajri i ndotur. Unë kam ardhur prej Suedie, këtu ajri është i ndotur së tepërmi. Shumë ndikon në shëndetin tim, tepër ndikon. Kjo nuk është normale. 10 vjet jam në Suedi, atje nuk më ka bërë vaki. Këtu si kam ardhur, ja edhe zëri më është marrë. Se çka është puna me ajrin kaq të ndotur nuk e di.”, – tha një qytetar.

“Me dru ngrohemi. Po ndikon ajri i ndotur tek të gjithë.”, – tha një qytetar tjetër.

“Ngrohemi me ngrohëse. Po, ndikon. Kemi shumë lagështi. Burrin e kam të sëmurë me bronkit, me kancer është i sëmurë, ai e ndjen më shumë dhe i bën dëm ajri i ndotur.”, – tha një qytetare.

“Me dru. Jo, nuk kam asnjë problem nga ajri.”, – tha një qytetar.

Me rënien e temperaturave dhe fillimin e sezonit të ngrohjes u krijuan kushte për rritjen e ndotjes së ajrit, thonë nga Ministria e Ambientit, duke shtuar se gjatë këtij sezoni, Ministria po ndërmerr masa konkrete. Nga Ministria, përveç institucioneve, apelojnë edhe te qytetarët që të kenë kujdes se çka përdorin për ngrohje, pasi në mënyrë direkte ndikojnë në ndotjen e ajrit.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor apelon te qytetarët dhe institucionet, kompanitë dhe të gjithë aktorët tjerë, për sjellje të ndërgjegjshme lidhur me mënyrën e ngrohjes, pastrimin e oxhaqeve, hedhjen e mbeturinave, djegien e deponive, shfrytëzimin e automjeteve, punët ndërtimore në ambient të hapur dhe të ngjashme, me qëllim që të gjithë së bashku të japim kontribut për sigurimin e një ambienti më të pastër dhe më të shëndetshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për të gjithë ne.”, thonë nga Ministria e Ambientit.

Njëherit bëjnë të ditur se kanë formuar një grup intern të punës për ajër të pastër, i cili do t’i propozojë Qeverisë plan veprimi me masa konkrete afatshkurta dhe afatgjata për arritjen e rezultateve konkrete për uljen e ndotjes.

Po ashtu nga Ministria e Ambientit paralajmërojnë kontrolle të ekipeve të Inspektoratit Shtetëror të Ambientit Jetësor dhe Ministrisë së Ambientit, tek kapacitetet industriale që posedojnë lejen A të integruar ekologjike.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Qëllimi i kontrolleve është të ndikohet në ngritjen e vetëdijes dhe gatishmërisë së kompanive që gjatë sezonit dimëror të ndërmarrin masa shtesë, të cilat do të ndikonin pozitivisht në cilësinë e ajrit.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Paga minimale 450 euro menjëherë, në mars mund të kërkojmë më shumë
Next Article Analiza/ Si e sheh botën Marco Rubio, i zgjedhuri i Trumpit për sekretar të Shtetit?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?