Shkup, 16 nëntor – Një tërmet me magnitudë lokale të Rihterit ML3.0 është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 5 e 31 minuta në zonën epiqendrore Dojran-Kukush, njofton Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit Shkencor-Matematikor në Shkup.
Epiqendra ishte 130 kilometra në juglindje të Shkupit. Sipas të dhënave të deritanishme të cilat i ka në dispozicion observatoriumi, tërmeti është ndjerë në Dojran dhe rrethinën e afërt me intensitet prej III ballë sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane.

