By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Të paktën 96 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gazën veriore dhe qendrore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Të paktën 96 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gazën veriore dhe qendrore
Bota

Të paktën 96 palestinezë të vrarë në sulmet ajrore izraelite në Gazën veriore dhe qendrore

admin
Last updated: 17/11/2024 14:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Të paktën 96 palestinezë u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite në veri dhe pjesën qendrore të Rripit të Gazës sot, sipas autoriteteve lokale, transmeton Anadolu.

Zyra për media e qeverisë së Gazës tha se avionët luftarakë izraelitë shënjestruan disa ndërtesa banimi dhe shtëpi në qytetin verior Beit Lahia dhe kampet e refugjatëve Nuseirat dhe Bureij në Gazën qendrore.

Në një deklaratë të lëshuar nga zyra thuhet se më shumë se 72 persona humbën jetën në sulmet në Beit Lahia, ndërsa 24 palestinezë të tjerë u vranë dhe 60 të tjerë u plagosën në qendër të Gazës.

“Ushtria okupatore ishte e vetëdijshme se dhjetëra civilë të zhvendosur ishin brenda këtyre ndërtesave dhe se shumica e tyre ishin fëmijë dhe gra që ishin zhvendosur nga lagjet e tyre”, shtoi ajo.

Ajo i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të denoncojë “këto masakra të tmerrshme kundër civilëve të zhvendosur” dhe kërkoi llogari për “qeverinë izraelite dhe mbështetësit e saj ndërkombëtarë, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë, Gjermaninë dhe Francën”.

Një burim mjekësor më herët tha për Anadolu se avionët luftarakë izraelitë goditën një ndërtesë pesëkatëshe në zonën e Projektit Beit Lahia, duke vrarë rreth 50 njerëz dhe duke lënë disa të tjerë të bllokuar nën rrënoja.

Dëshmitarët thanë se mbi 70 civilë të zhvendosur ishin strehuar brenda ndërtesës së shënjestruar.

Një sulm izraelit shënjestroi një shtëpi tjetër në zonë, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur disa të tjerë, tha një burim tjetër mjekësor.

Dy palestinezë të tjerë u vranë kur avionët luftarakë izraelitë goditën një tjetër rezidencë në Beit Lahia, shtoi burimi.

Që nga 5 tetori, Izraeli ka nisur një operacion tokësor në shkallë të gjerë në veri të Gazës, duke pretenduar se qëllimi i tij është të parandalojë Hamasin që të rifitojë fuqinë në zonë. Megjithatë, zyrtarët palestinezë thonë se operacioni synon të shpopullojë me forcë veriun e Gazës dhe të krijojë një zonë tampon.

Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij shkatërruese kundër Gazës që nga një sulm ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor të vitit të kaluar. Sulmet izraelite kanë vrarë më shumë se 43.700 njerëz dhe e kanë bërë enklavën pothuajse të pabanueshme.

Ofensiva ka zhvendosur pothuajse gjithë popullsinë e territorit, krahas një bllokade të vazhdueshme që ka çuar në mungesa të mëdha të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli gjithashtu përballet me akuza për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij vdekjeprurëse në Gaza.

You Might Also Like

Merz: Gjermania nuk do të kufizojë përdorimin e bazave ushtarake nga SHBA-ja

Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit

Kina kundërshton vendosjen e raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Japonisë

Irani mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

JD Vance: Libani nuk është pjesë e armëpushimit SHBA–Iran

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sulmohet me bojë kryetari i KQZ në Gjeorgji
Next Article Për dy porositë e Krasniqit, përgjigjet Pajaziti: PDK ishte pjesë e pushtetit në rastin e Lagjes së Trimave në Kumanovë, përse atëherë nuk e ngritët zërin? Harruat edhe Hetimin ndërkombëtar!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?