By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Paraburgim për një nëpunës policor dhe një person tjetër për shitje të kokainës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Paraburgim për një nëpunës policor dhe një person tjetër për shitje të kokainës
Kronika

Paraburgim për një nëpunës policor dhe një person tjetër për shitje të kokainës

admin
Last updated: 18/11/2024 18:50
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Pas procedurës para hetimore disa mujore, sot nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Departamenti i specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe policia e burgjeve, është kryer aksion me emrin e koduar “Lanec”. Në aksion, siç njoftoi Prokuroria Publike, janë privuar nga liria dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe vendosje e paautorizuar në treg e narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

Personat, njëri prej të cilëve polic, nga dhjetori i vitit të kaluar e deri më sot në territorin e Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit, së bashku me një person tjetër deri më tani të paidentifikuar, janë bashkuar dhe kanë organizuar shitjen dhe shpërndarjen e paautorizuar të lëndës narkotike kokainë. Droga është blerë në disa raste nga persona të panjohur dhe është mbajtur në vende të sigurta në Gostivar dhe Shkup.

Siç informoi Prokuroria publike, pasi nëpunësi policor ka kontaktuar me personat e interesuar që kanë dashur të blejnë lëndën narkotike kokainë, ka negociuar sasinë dhe çmimin. Më pas, vetëm ose së bashku me një nga anëtarët e tjerë të gruput, ka transferuar dhe shitur në mënyrë të paligjshme kokainën e ambalazhuar në pako të veçanta me masë neto nga 0.50 gram deri në 1 garm për pako. Çmimi për pako, varësisht nga pesha, varionet nga 2.500 deri 6.000 denarë, ndërsa paratë nga shitja të dyshuarit i ndanin mes vete.

“Prokurori publik i çështjes, duke vlerësuar se ekzistojnë rrethana që tregojnë për rrezik arratisjeje, frikë e bazuar se do të fshehin, falsifikojnë ose asgjësojnë gjurmët e veprës penale, do të pengojë procedurën penale duke ndikuar te dëshmitarët, bashkëpunëtorët ose fshehësit, si dhe për shkak të ekzistimit të rrethanave të veçanta që arsyetojnë frikën se do ta përsërisin veprën penale, deri te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dy të dyshuarve”, theksohet në kumtesën.

You Might Also Like

Vdes një person në Aeroportin e Prishtinës gjatë procesit të check-in

Kapet rrjeti i fajdexhinjëve në Shkup, 12 veta, përfitime të paligjshme mbi 2 milionë euro

Gruas nga Maqedonia i konfiskohen lirat, po udhetonte nga Stambolli në Tetovë

Ndalohet një shofer në Tetovë, voziste nën ndikimin e alkoolit

Shoferi i cili goditi për vdekje një 68-vjeçar në Shkup pranon fajin në gjykatë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Studentët kërkojnë uljen e programeve dhe studime falas për më të mirët
Next Article Gashit takon kryetaren e Parlamentit Europian, Roberta Mecola

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?