By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla: Të miratojmë propozimet për rritjen e sigurisë në perimetrin e shkollave
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla: Të miratojmë propozimet për rritjen e sigurisë në perimetrin e shkollave
Shqipëri

Balla: Të miratojmë propozimet për rritjen e sigurisë në perimetrin e shkollave

admin
Last updated: 19/11/2024 13:04
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla reagoi sot nga foltorja e Kuvendit, lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku një 14-vjeçar humbi jetën.

Në reagim ndaj deputetes së Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila ngriti shqetësimin për këtë ngjarje, Balla tha se, “natyrisht humbja e një jete të një nxënësi, një djali të ri, një futbollist i shkëlqyer na ka prekur të gjithëve dhe ngushëllimet më të ndjera familjes Cani”.

“Është një përgjegjësi që na takon të gjithëve dhe kjo përgjegjësi bëhet më e madhe kur ngjarje kaq të rënda keqpërdoren për debatin politik të ditës. Kanë 30 vjet që ngjarje të rënda, ti nuk kishe lindur, kur këto ngjarje përdoreshin gjithmonë dhe nuk ke faj ti. Kjo është politika që është kultivuar gjithë këto vite, kur vaji, kur dhimbja, kur vdekja përdoret për politikë”, iu drejtua Balla deputetes Zhupa.

Balla foli edhe Paketën e Sigurisë në Shkolla.

“Unë mendoj që secili prej nesh ka përgjegjësinë vetë për modelin që japim. Kërkuat këtu përgjegjësi për zbatimin e Paketës së Sigurisë në Shkolla. Po unë e kam pasur, e kam bindje që na duhet një qasje krejtësisht tjetër sa i përket garantimit të perimetrit të sigurisë në shkolla, sa i përket luftës kundër përdorimit të lëndëve narkotike, sa i përket luftës kundër keqpërdorimit të rrjeteve sociale, sepse e dashur kolege, të gjithë e dimë që sot kemi nevojë për t’u bashkuar me njëri-tjetrin, për të kaluar ato propozime që janë depozituar prej kohësh sa i përket perimetrit të sigurisë në shkolla. Na duhet t’i ndëshkojmë maksimalisht të gjithë ata që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor rreth shkollave. Na duhet të dyfishojmë ndëshkimet penale ndaj gjithkujt që shet, shpërndan lëndën narkotike pranë shkollave”, tha Balla.

“Ju keni qenë këtu kur kisha detyrën të raportoja përpara jush për numrin e madh të personave të arrestuar si shpërndarës lëndësh narkotike pranë shkollave dhe ju ishit kundër. Prandaj unë mendoj  që kjo ngjarje duhet të na bëjë me përgjegjësi të gjithëve. Dhe si anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë e ftoj opozitën të marrë fjalën dhe të thotë po ne jemi gati të mbështesim të gjitha masat drastike ligjore që duhen ndërmarrë”, tha Balla.

Balla theksoi se PS do të ketë shumicë të cilësuar pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Ai ftoi opozitën që të kontribuojë në fuqizimin e goditjes së çdolloj forme krimi përgjatë perimetrit të sigurisë në shkolla.

“Nuk e kemi ne, ne do ta kemi shumicë të cilësuar pas këtyre zgjedhjeve, por nëse doni të kontribuoni në fuqizimin e goditjes së çdolloj forme krimi përgjatë perimetrit të sigurisë në shkolla jeni të ftuar që, ne kemi një sërë komisionesh ën Kuvend, tek Komisioni i Ligjeve me znj. Bushka, dhe të marrim shkas nga kjo ngjarje për t’i ashpërsuar të gjithë dënimet penale që lidhen me një qasje të re të një garantimi të sigurisë në shkolla”, tha Balla.

Balla kërkoi nga opozita që ta lërë familjen Cani që ta përballojë këtë situatë të vështirë dhe të mos bëjë politikë me vdekjen.

“Kam një thirrje miqësore. Ndoshta nuk e kuptoni se çfarë po bëni. Ke bërë përpara pak minutash një krahasim që nuk i shkon asnjë shqiptari. Ke thënë këtu që kjo qeveri po sillet me shqiptarët si Serbia me Kosovën. Po turp nuk keni? Po nuk ka asnjë të krahasuar. Po si s’keni pikë turpi që krahasoni ato mijëra vrasje, ato mijëra përdhunime, 20 mijë vajza dhe gra të Kosovës tonë janë përdhunuar nga serbët dhe ju vini pa pikë turpi këtu dhe thoni që kjo qeveri po sillet me shqiptarët në Shqipëri siç është sjellë Serbia në Kosovë”, tha Balla.

You Might Also Like

Avokati i Popullit nënshkruan “Nismën për fëmijët”: E pajustifikueshme që mjekimi i tyre të bëhet me “GoFundMe”

Berisha: Dënoj dhunën në Zvërnec, mbështesim fuqishëm investimet e huaja

Hoxha me nënkryetarin e LDK-së: Kosova në moment të rëndësishëm politik dhe institucional

Hoxha: Kosova të konstituojë sa më shpejt institucionet e reja

Rama: Do të revoltohesha edhe unë njësoj nga tërheqja zvarrë e protestuesit në Zvërnec, akt i neveritshëm

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vrasja e 14-vjeçarit, Zhupa: Nuk mund të reagohet për sigurinë në shkolla vetëm kur ndodhin ngjarje të tilla
Next Article Rama: Ndriçim urban me eficiencë energjie në Peshkopi, nxitje elektrifikimit të transportit rrugor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?