By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të energjisë për qytetarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të energjisë për qytetarët
Shqipëri

Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të energjisë për qytetarët

admin
Last updated: 19/11/2024 13:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se furrat e bukës prej një viti gëzojnë çmim preferencial për energjinë elektrike, ndërsa shtoi se më 1 dhjetor do të paraqitet edhe plani i paralajmëruar më herët për uljen e çmimit të energjisë edhe për të gjithë qytetarët.

Në replikë me deputetin e PD-së, Helidon Bushati i cili ngriti akuza për mungesë të investimeve në rrjetin e energjisë elektrike dhe rrjetin e ujësjellësave, që sipas tij shkojnë deri në 10 orë, si dhe rritjen e çmimit të energjisë për furrat e bukës, Balluku deklaroi se furrat e bukës paguajnë vetëm 7.6 lekë për kilovat orë.

“Furrat që prodhojnë vetëm bukë marrin çmimin preferencial prej 7.6 lekë për kilovat-orë, ato që kanë edhe shërbimin e pastiçerisë paguajnë 9.5 lekë për kilovat-orë, ndërsa furrat që ofrojnë edhe shërbim “kafe” e kanë çmimin 12 lekë për kilovat-orë“, deklaroi Balluku.

Nga ana tjetër, Balluku informoi se qeveria do të paraqesë me 1 dhjetor planin për uljen e çmimit të energjisë elektrike për të gjithë qytetarët.

“Kryeministri ka lënë porosi të shikohet mundësia e uljes së energjisë duke plotësuar kushtet e kërkesat e BE-së për Agjendën e Gjelbër. Kemi bërë analizën dhe më 1 dhjetor do të kemi informacionin e plotë për sa i përket rishikimit dhe uljes së çmimit sipas kritereve të BE-së”, u shpreh ajo.

Balluku tha se këto lajme e shqetësojnë opozitën.

You Might Also Like

Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog

Dita e 15-të e tubimit në Tiranë/ Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë, i vënë flakën një peme

Berisha: PD do të anulojë paketën e re fiskale, taksë të sheshtë 10% dhe TVSH 6%

Protesta e studentëve, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

Zgjedhjet lokale 2027, presidenti Begaj thërret grupet parlamentare për të konsultuar datën

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Rama: Ndriçim urban me eficiencë energjie në Peshkopi, nxitje elektrifikimit të transportit rrugor
Next Article Meta në Gjykatën e Posaçme të Apelit: Nuk e imagjinoj arratisjen, kërkoj proces të rregullt

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Taravari takohet me ambasadorin e BE-së, Michalis Rokas: Integrimi evropian mbetet prioritet
Maqedoni
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosovë
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Bota
Alarm në burgjet shqiptare: 57 gra e vajza në Pojskë pa gjinekolog
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?