By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Ngjarja në afërsi të shkollës “Fan Noli”, Garo: “Paketa e sigurisë” në shkolla u bë e pasigurisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Ngjarja në afërsi të shkollës “Fan Noli”, Garo: “Paketa e sigurisë” në shkolla u bë e pasigurisë
Shqipëri

Ngjarja në afërsi të shkollës “Fan Noli”, Garo: “Paketa e sigurisë” në shkolla u bë e pasigurisë

admin
Last updated: 19/11/2024 13:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo reagoi sot lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ku një 14-vjeçar humbi jetën.

Në një deklaratë për mediet, Garo i shprehu ngushëllimet familjes Cani, teksa i uroi të riut tjetër të plagosur shërim të shpejtë.

“14-vjeçari ka humbur jetën tragjikisht, dhe një moshatar dhe shok i tij është i plagosur rëndë, pas një përleshjeje me thika mes nxënësve të shkollës ‘Fan Noli’ në mjediset e këtij institucioni të arsimit”, tha Garo.

“Ajo që e bën tragjik rastin nuk është vetëm humbja e një jete të re, por fakti se policia, institucionet, Ministria e Brendshme, nuk sigurojnë dot as territore të kufizuara dhe lehtësisht të kontrollueshme si shkollat”, u shpreh Garo.

“10 ditë më parë është dashur ndërhyrja e dy mësuesve të gjimnazit ‘Petro Nini’ për të çarmatosur një nxënës që vinte në shkollë me thikë dhe sopatë në çantë”, shtoi Garo.

“Ajo që e bën qesharake Rilindjen është se, kur në krye të Ministrisë së Brendshme dhe të Arsimit ishin Taulant Balla dhe Evis Kushi, ata paraqitën një “paketë të sigurisë” në shkolla. Me kamera, me zhurmë, me rrahje gjoksi dhe premtime ajo paketë, nga e sigurisë është kthyer në të “pasigurisë””, tha ajo.

Garo shtoi se, “fëmijët tanë janë në rrezik. Shkollat ku ata studiojnë janë territore të humbura dhe të pakontrolluara”.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Meta në Gjykatën e Posaçme të Apelit: Nuk e imagjinoj arratisjen, kërkoj proces të rregullt
Next Article Hoxha prezanton drejtuesit e rinj në Shkodër dhe Lezhë: Rritje e forcës goditëse ndaj paligjshmërisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?