By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Pres që fundi i kësaj dhe fillimi i javës së ardhshme të dalim me një qëndrim përfundimtar për normat e interesit dhe të nisë kjo punë, thotë Mickoski
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Pres që fundi i kësaj dhe fillimi i javës së ardhshme të dalim me një qëndrim përfundimtar për normat e interesit dhe të nisë kjo punë, thotë Mickoski
EkonomiMaqedoni

Pres që fundi i kësaj dhe fillimi i javës së ardhshme të dalim me një qëndrim përfundimtar për normat e interesit dhe të nisë kjo punë, thotë Mickoski

admin
Last updated: 19/11/2024 13:20
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor – Kryeministri Hristijan Mickoski pret që në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme përfundimisht të specifikohen kushtet rreth normave të interesit me të cilat sektori i biznesit do të mund t’i shfrytëzojë 250 milionë euro nga huaja hungareze, dhe paratë të viheshin në funksion.

“Analizojmë dy skenarë. Gjatë kësaj jave Ministria e Financave do të ketë takime individuale me disa prej bankierëve, përfshirë Bankën Qendrore, guvernatoren. Pres që fundi i kësaj dhe fillimi i javës së ardhshme të dalim me një qëndrim përfundimtar dhe të fillojë kjo punë. Përndryshe, le të përpiqemi që kompanitë të kenë të njëjtat kushte, historikisht më të ulëta që mund të gjenden kudo në botë në këtë moment”, tha kryeministri Mickoski në pyetjen e gazetarëve se kur do të jetë takimi me bankierët këtë javë dhe nëse Qeveria po shqyrton mbulimin e shpenzimeve të interesit në lidhje me rrezikun e kredisë për bankat në mënyrë që kompanitë të marrin kredi të favorshme.

Në takimin e fundjavës së kaluar nuk është arritur marrëveshje ndërmjet Qeverisë dhe bankave për përcaktimin e kushteve për dhënien e kredisë hungareze për kompanitë e Maqedonisë së Veriut. Parimisht është arritur një marrëveshje për afatet e pagesës, por jo për normat e interesit që do të duhet të paguhen, për të cilën nga të dyja palët,  u tha, se ka vullnet për afrimin e qëndrimeve.

Kryeministri Mickoski, pas takimit me Asociacionin e Bankave të Maqedonisë, tha se për normën e interesit , ende do të negociohet.

“Në pjesën e interesit do të negociohet këtë javë dhe pres që në fund të javës së ardhshme, në gjysmën e dytë, tashmë do të kemi një lloj qëndrimi lidhur me këtë çështje dhe në atë mënyrë do ta përfundojmë të gjithë këtë në mënyrë që më në fund mund të fillojmë të aplikojmë të gjitha këto dhe ta transferohet në ekonomi. Për momentin qpndrimet po afrohen. Nuk do të flisja tani për përqindje, do të flisja më shumë për vullnet të shprehur nga të dyja palët për afrimin e qëndrimeve”, tha Mickoski.

Huaja hungareze prej gjysmë miliardë euro e kanë dakorduar kryeministri Mickoski dhe kryeministri hungarez Viktor Orbani gjatë Samitit të NATO-s në Uashington. Ligji për huanë hungareze u miratua në Parlament më 17 shtator, ndërsa më 8 tetor në Budapest ministrja e Fianancave e nënshkroi marrëveshjen.

Kushtet me të cilat është marrë kredia, siç ka bërë të ditur disa herë deri më tani kryeministri, janë të favorshme – 3,25 për qind me grejs periudhë trevjeçare dhe 12 vjet afat shlyerjeje. Gjysma e parave janë të dedikuara për komunat për realizimin e projekteve kapitale, ndërsa gjysma për sektorin e biznesit.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore

Po vijon blerja e lakrës nga kultivuesit vendor, bujqit janë të kënaqur me çmimin

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dhuna e bashkëmoshatarëve më e shpeshtë te filloristët, deri te Avokati i Popullit këtë vit ka pasur rreth tridhjetë parashtresa
Next Article Nikolloski: Ligjet për ndërtim dhe për planifikim urbanistik nuk e përcjellin hapin me kohën

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?