By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sindikata e pavarur e shëndetësisë e kënaqur me marrëveshjen e arritur me Qeverinë për rritjen e pagave për punonjësit në këtë sektor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sindikata e pavarur e shëndetësisë e kënaqur me marrëveshjen e arritur me Qeverinë për rritjen e pagave për punonjësit në këtë sektor
Maqedoni

Sindikata e pavarur e shëndetësisë e kënaqur me marrëveshjen e arritur me Qeverinë për rritjen e pagave për punonjësit në këtë sektor

admin
Last updated: 19/11/2024 14:51
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 19 nëntor – Kryetari i Sindikatës së pavarur të punëtorëve të shëndetësisë, Bobi Bojçevski sot në emër të anëtarësisë falënderoi publikisht kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Qeverinë për marrëveshjen e arritur me sindikatat në sektorin e shëndetësisë për ndryshimet në marrëveshjen kolektive që mundëson rritjen e pagave për punonjësit në sistemin shëndetësor.

Sipas Bojçevskit, bëhet fjalë për një nga rritjet më të mëdha të pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë.

“Qeveria ishte e virtytshme, na dëgjoi hallet dhe kërkon të rregullojë punët. Në katër vitet e ardhshme do të ketë rritje deri në 50 për qind të pagave për të gjithë punonjësit, nga personeli administrativo-teknik e deri tek ai mjekësor”, tha ai në deklaratën për mediat.

Ai tha se në bisedat me përfaqësuesit e Qeverisë është vërtetuar gatishmëria e institucioneve që në mënyrë sistematike të zgjidhin çështjen e statusit të të punësuarve me kontratë në vepër me sistemin shëndetësor.

“Zgjidhja e statusit të tyre do të zgjidhet me transformim ose me shpallje, informacionin do ta marrim në muajt në vijim. Vetë ministri i Shëndetësisë paralajmëroi punësime në shëndetësi për rreth 1300, 1400 persona. Deri më tani ata ishin fantazma, njerëz që punonin pa pagesë, pa sigurime shëndetësore dhe pensionale, njerëz të manipuluar nga qeveria e kaluar”, ka thënë Bojçevski.

Sindikatat e të punësuarve në shëndetësi dhe Qeveri sot kanë njoftuar se është arritur marrëveshje për ndryshime në marrëveshjen kolektive e cila mundëson rritjen e pagave për punonjësit në sistemin shëndetësor.

Është paraparë korrigjim i koeficientit 0,233 që në përkthim nënkupton bruto pagë më të lartë për të gjithë të punësuarit se 3650 denarë apo 2.450 denarë në shumën neto. Një përfitim edhe më i mirë në seksionin e këtij aneksi është korrigjimi i pagës prej 0,364 për infermierët me arsim të mesëm dhe për pjesën tjetër të personelit të mesëm mjekësor, që përkthehet në 5.700 denarë bruto ose 3.850 denarë neto.

You Might Also Like

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025

Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së

Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë

Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht

Zanatet e vjetra në Tetovë, po shkojnë drejt zhdukjes

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ali Ahmeti priti ambasadorin italian Silvestri: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën
Next Article Projekti “Bli shtëpi për të rinj” do të realizohet pas Vitit të Ri, paralajmëroi zëvendëskryeministri Nikolloski

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?