By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dita e dytë e debatit mbi amendamentet e Komisionit për financim dhe buxhet për propozim- buxhetin për vitin 2025
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dita e dytë e debatit mbi amendamentet e Komisionit për financim dhe buxhet për propozim- buxhetin për vitin 2025
Maqedoni

Dita e dytë e debatit mbi amendamentet e Komisionit për financim dhe buxhet për propozim- buxhetin për vitin 2025

admin
Last updated: 20/11/2024 18:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor – Në Komisionin parlamentar për financim dhe buxhet ka vazhduar sot debati për amendamentet për Propozim-buxhetin për vitin 2025.

Deputeti Sali Murat dorëzoi një grup amendamentesh me kërkesë për sigurimin e mjeteve financiare prej 11 milionë denarë për forcimin e kapaciteteve institucionale të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi me kërkesën për punësime të reja në institucion për të pasur rezultate të duhura.

Murati në sqarimin rreth amendamenteve të dorëzuara, theksoi se është një institucion i rëndësishëm kushtetues, ku pastaj foli për dimensionin ndërkombëtar si dhe se bëhet fjalë për përforcim të kuadrove të nëpëunësve në Komision në drejtim të përmbushjes së kritereve për integrim euroatlantik.

“Me miratimin e mjeteve sigurojmë ulje të kohës së procedimit të çështjeve, rritje të përqindjes së çështjeve të zgjidhura, dhënien e njoftimeve të specifikuara për lloje të ndryshme diskriminimi… Do të sigurohet edhe disponueshmëria e përshtatshme territoriale e institucionit për qytetarët, veçanërisht në zonat rurale”, tha ai.

Mjetet e duhura që synojnë shkurtimin e kohëzgjatjes së procedurave gjyqësore në rastet e diskriminimit, siç tha ai, vetvetiu mund të parandalojnë derdhjen e gjysmë milioni eurove që e arsyeton edhe më tej kërkesën për miratimin e amendamenteve.

“Tetëdhjetë për qind e qytetarëve as që e dinë se ekziston një institucion që i mbron nga diskriminimi. Qytetari nuk e di që sistemi është i padrejtë. Investimi në këtë Komision do të forcojë besimin mes bashkësive që është një përfitim evropian”, tha ndër të tjera Murati.

Në replikën e saj, deputetja Dafina Stojanovska nga VMRO-DPMNE potencoi se nuk ka diskriminim ndaj përfaqësuesve të bashkësive turke në vend, për çka si konstatim potencoi faktin se Murat ka qenë gjyqtar, madje edhe kryetar në Gjykatën Kushtetuese.

Për vërejtjet e Muratit për përfaqësimin joadekuat të pjesëtarëve të bashkësisë etnike turke në pushtetin aktual, ajo theksoi se opozita aktuale ishte kategorikisht kundër një njësie zgjedhore.

Nuk është pranuar amandamenti i parashtruar nga një grup deputetësh të LSDM-së, për caktimin e mjeteve shtesë për pjesëtarët e forcave të sigurisë, në përputhje me dispozitat e parashikuara në propozim ligjin për të drejtat e pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe “branitellave” që veçmë është në procedurë parlamentare.

Komisioni miratoi amandamentin e dorëzuar nga deputetët Antonio Milloshoski dhe Afrim Gashi për ridestinimin e mjeteve financiare për nevojat e funksionimit të Kanalit parlamentar të siguruara përmes një donacioi nga Zvicra.

Ndryshe, në propozim-buxhetin për vitin 2025 janë dorëzuar gjithsej 307 amendamente, prej të cilave 204 janë të LSDM-së opozitare.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Për shkak të mungesës së naftës, është reduktuar transporti me autobus në Shkup
Next Article Gjykata Kushtetuese mori vendim për fillimin e procedurës për Ligjin për tatimin e solidaritetit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?