By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dënime me burg për 13 të akuzuarit nga “grupi i Velesit” për abuzim seksual ndaj të miturës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dënime me burg për 13 të akuzuarit nga “grupi i Velesit” për abuzim seksual ndaj të miturës
Maqedoni

Dënime me burg për 13 të akuzuarit nga “grupi i Velesit” për abuzim seksual ndaj të miturës

admin
Last updated: 20/11/2024 18:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gjykata Themelore Penale Shkup sot pasdite e shpalli aktvendimin për rastin ndaj 13 personave të akuzuar për veprat penale Trafikim me të mitur, përdhunim dhe shfaqje të materialeve pornografike ndaj të miturës. Bëhet fjalë për rastin e grupit të Velesit për abuzim seksual dhe përgatitje të materialit pornografik me një fëmijë- viktimë.

Gjykata kumtoi se të 13 të dyshuarit janë fajtorë për krime për të cilat ngarkohen dhe për të gjithë është shqiptuar dënim me burg “duke pasur parasysh gjitha rrethanat lehtësuese dhe për ato që ngarkohen”.

“S.D. me 5 vjet e 6 muaj burg, D.S., dhe D.N. me 4 vjet e 6 muaj burg, T.I., S.N. me burgim prej 4 vitesh, A.F., B.F., A.Z., T.L., R.V., me burgim prej 1 vjet e 6 muaj, K.T., me burgim 1 vit e 3 muaj dhe i akuzuari B.K. i dënuar me dy vjet burg me kusht i cili nuk do të zbatohet nëse në pesë vitet e ardhshme nuk kryen vepër të re si masë e mbikëqyrjes mbrojtëse”, kumtoi Gjykata Themelore Penale Shkup.

Pesë të dënuarve të parë Gjykata u caktoi arrest shtëpiak deri në përfundimin e procedurës. Personat e dënuar obligohen t’i kompensojnë shpenzimet gjyqësore për procedurën si dhe shpenzimet për përfaqësimin e të akuzuarit.

Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka njoftuar rastin në janar të këtij viti ku i dyshuari i parë, 25-vjeçari nga Velesi nga fundi i dhjetorit të vitit 2021 dhe gjatë vitit 2022 nën kërcënimin ndaj fëmijës- viktimë u ka mundësuar të dyshuarve të tjerë dhe personave të tjerë të panjohur që të kryejnë akte seksuale me viktimën. Këto akte përfshinin aktivitete seksuale, shfrytëzim seksual dhe pornografi.

Sipas prokurorisë i akuzuari i parë përmes aplikacionit Instagram atëherë ka komunikuar me vajzën katërmbëdhjetëvjeçare dhe e ka mashtruar se do të fillonin lidhje dashurie. Në takimin e parë është bërë material pornografik i cili më pas e ka përdorur si kërcënim për ta detyruar viktimën të vijë në takime të tjera.

Argëtimet janë zhvilluar në banesa në disa lokacione në Veles, ku kanë marrë pjesë më shumë persona të cilët fillimisht kanë konsumuar drogë dhe alkool dhe më pas kanë kryer akte seksuale ndaj fëmijës.

Aktakuzë është ngritur kundër 15 personave, ku dy prej tyre janë dakorduar me Prokurorinë dhe kanë marrë dënime me kusht. Nga 13 të pandehurit, 12 janë në paraburgim dhe një në arrest shtëpiak.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gashi takon Mishell Kameron, ambasadore e sapoemëruar e Kanadasë
Next Article Toshkovski: Vazhdon bashkëpunimi dhe partneriteti i përbashkët, donacion i vlefshëm gjerman për ngritjen e kapaciteteve të policisë intervenuese

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?