By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Gashi takon Mishell Kameron, ambasadore e sapoemëruar e Kanadasë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Gashi takon Mishell Kameron, ambasadore e sapoemëruar e Kanadasë
Maqedoni

Gashi takon Mishell Kameron, ambasadore e sapoemëruar e Kanadasë

admin
Last updated: 20/11/2024 18:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot realizoi takim me Mishell Kameron, ambasadoren e sapoemëruar të Kanadasë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Kryetari Gashi u shpreh i kënaqur për takimin dhe theksoi se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kanadasë karakterizohen nga miqësia tradicionale dhe mirëkuptimi i ndërsjellë. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s forcon më tej bashkëpunimin me Kanadanë në aspektin e sigurisë. Ai theksoi se në Kuvend tradicionalisht prej kohësh është themeluar Grupi Parlamentar për bashkëpunim me Kanadanë, me qëllim të avancimit të bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy vendeve, sepse dimensioni parlamentar gjithmonë mund të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat.

Kryetari Gashi e njoftoi ambasadoren për aktivitetet aktuale të Kuvendit, si dhe për projektet për parlamentin e hapur, digjitalizimin dhe transparencën më të madhe të punës së Dhomës Ligjvënëse.

Ambasadorja Kameron theksoi se edhe pse të dy vendet janë shumë larg, në thelb kanë një gjë të përbashkët, që është karakteri multietnik dhe multikulturor i vendeve, ku ka tolerancë dhe respekt të madh për diversitetin.

Në fund, kryetari Gashi i uroi ambasadores shumë suksese në kryerjen e detyrave të saj diplomatike, me shpresën për prezencë më të shpeshtë në vendin tonë, duke pasur parasysh që ajo është ambasadore jorezidente.

You Might Also Like

Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm

Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në

Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve

Mexhiti: Çdo ditë në terren, nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete

Nikolloski: Në Strumicë po realizohen projekte në vlerë prej mbi shtatë milionë eurove

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Stoilkoviq ka realizuar takim me përfaqësues të MATUSİTEB
Next Article Dënime me burg për 13 të akuzuarit nga “grupi i Velesit” për abuzim seksual ndaj të miturës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

“Turpi i përket atyre që filmuan”/ Videot intime në rrjetet sociale, reagon këngëtarja Eli Fara: Po përjetoj një dhimbje që nuk ia uroj asnjë gruaje
Showbizz
Moti i prishi sezonin, prodhimi i mjaltit ra ndjeshëm
Maqedoni
Muhamet Hoxha prezanton në Kuvend ndryshimet në Ligjin për Mjedisin Jetësor, synohet harmonizimi me BE-në
Maqedoni
Në Muzeun e Maqedonisë hapet ekspozita “Tekstilet e jashtëzakonshme të Meksikës” Maliqi: Kultura po forcon lidhjet mes dy popujve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?