By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mickoski për vizitë dyditore në Serbi me rastin e panairit ndërkombëtar për verë, ushqim, raki dhe turizëm “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mickoski për vizitë dyditore në Serbi me rastin e panairit ndërkombëtar për verë, ushqim, raki dhe turizëm “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur”
Maqedoni

Mickoski për vizitë dyditore në Serbi me rastin e panairit ndërkombëtar për verë, ushqim, raki dhe turizëm “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur”

admin
Last updated: 22/11/2024 12:21
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 nëntor – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot dhe nesër do të qëndrojë në Republikën e Serbisë për vizitë dyditore me rastin e panairit ndërkombëtar për verë, ushqim, raki dhe turizëm “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur”.

Mickoski sot pasdite do të ketë takime të ndara me presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e më pas edhe me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Në përbërje të delegacionit të Maqedonisë me rastin e panairit të tretë ndërkombëtar do të jenë Lupço Dimovski, zëvendëskryeministër për sistemin politik, Ivan Stoilkoviq, zëvendëskryeministër dhe ministër i marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve, Igor Janushev, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Lutkov, Ministër i Kulturës dhe Turizmit, Cvetan Tripunovski, Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Goran Minçev, Ministër i Administratës Publike dhe Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës

Kryeministri Mickoski do të ketë fjalim në hapjen e ngjarjes, pas së cilës do të vijojë shëtitje në panair.

Sonte Mickoski dhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Serbisë, Nikolla Tupançevski, do të kenë fjalime në mbrëmjen maqedonase, e cila do të mbahet në hotelin Hajat.

Në panairin e tretë ndërkombëtar për verë, ushqim, raki dhe turizëm “Vizioni i verës së Ballkanit të Hapur”, që mbahet në Beograd nga 22-24 nëntor do të prezantohen 650 ekspozues nga 38 vende,

Përveç kësaj, vizitorët do të mund të shijojnë edhe Teatrin Gastro – një prezantim i restoranteve dhe hoteleve më të mira nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, ku do të përgatitet një menu me tre pjata në kombinim me verërat e përzgjedhura nga somelierët më të mirë nga Serbia.

You Might Also Like

Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?

“Universalja” s’do të marrë emrin e Vlado Janevskit, propozimi rrëzohet në Këshillin e Shkupit

MEPSO nis modernizimin e trafostacioneve, investime edhe në Shkup 4

Dimitrieska-Koçoska: Modernizimi i sistemit tatimor sjell institucione më efikase dhe shërbime më të mira

Daut Memishi: Fëmijët e Komunës së Tearcës nisin rrugëtimin në çerdhen “Foleja”, së shpejti hapja solemne

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Shënohet Dita kur më 22 nëntor të vitit 1908 u mbajt Kongresi i Manastirit
Next Article Më së ftohti edhe mëngjesin e sotëm në Berovë me minus pesë gradë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Takimi i Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, Hoxha: Procesi i zgjerimit, përgjigje për Evropë më të qëndrueshme
Shqipëri
“Vjeshta e zgjerimit”, Kos: Shqipëria po përparon shumë mirë, së shpejti ofrojmë përfitimet e roaming-ut
Shqipëri
Mustafa Sandal foli pas urdhër-arrestit për gruan e tij 19 vjet më të re: Unë nuk kam tregtuar fonde
Showbizz
Petrushevski: A është Filipçe para një marrëveshjeje për një tjetër “tradhti” ndaj Maqedonisë me Bullgarët?
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?