By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bislimi në Poloni tregon se Kosova ka arritur progresin më të shpejtë në rajon
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bislimi në Poloni tregon se Kosova ka arritur progresin më të shpejtë në rajon
Maqedoni

Bislimi në Poloni tregon se Kosova ka arritur progresin më të shpejtë në rajon

admin
Last updated: 22/11/2024 15:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Dita e dytë e vizitës zyrtare në Poloni e zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, vijoi me pjesëmarrjen në konferencën e organizuar nga qendra e studimeve “Trans-European Policy Studies Association”, TEPSA, me titull “Who should be the real time-keeper in EU enlargement?”, në kuadër të konferencave që po zhvillohen në prag të Presidencës së Polonisë të Këshillit të BE-së, raporton Ekonomia Online.

Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri shprehu se Kosova ka shënuar progres të shpejtë, ka dëshmuar avancimin në zhvillimin e vendit, gjersa procesi i zgjerimit duhet të jetë i bazuar në meritokraci dhe vlerësimin e zbatimit të agjendës së reformave dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Evropian.

Theksoi se Kosova arriti progresin e dytë më të shpejtë në rajon dëshmuar përmes Raportit të fundit për Vendin, progres të shpejtë në rritjen e punësimit dhe uljen e papunësisë, progres të shpejtë në rritjen ekonomike, progres të shpejtë në rritjen e të ardhurave të bizneseve, si dhe prezantim për herë të parë të politikave sociale që prekin veçanërisht fëmijët, nënat e reja, familjet dhe të rinjtë.

“Historia e Kosovës në vitin 2024 është modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë dhe të shënojmë progres të dukshëm,” tha zëvendëskryeministri.

Duke qenë vendi i vetëm në rajon, i cili ende nuk e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, zëvendëskryeministri theksoi rëndësinë në ecjen përpara në këtë proces për Kosovën përmes marrjes së pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat.

Përgjatë diskutimeve të panelit u trajtua dhe mbështetja e Polonisë ndaj procesit të zgjerimit të BE-së me rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe prioritetet e ardhshme të Presidencës së Polonisë të Këshillit të BE-së në gjashtë mujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Pjesë e panelit ishin edhe kryesuesi i departamentit të politikave të zgjerimit të BE-së dhe fqinjësisë në ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë, Tomasz Wiśniewski, përfaqësuesja nga Instituti për Politika Evropiane (EIP), Funda Tekin, dhe profesori i Universitetit të Varshavës dhe Institutit për Evropë Qendrore, Spasimir Domaradzki. Paneli u moderua nga editori i Visegrad Insight, Jan Farfal.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministria e Jashtme: Kina po zbaton politikën e njëanshme pa viza për 29 vende
Next Article Haradinaj thotë se Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?