By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në nder të Sylvia Plathit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > Në nder të Sylvia Plathit
Kulturë

Në nder të Sylvia Plathit

admin
Last updated: 22/11/2024 15:44
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Nga: Melody Cui
Përktheu: Jola Tasellari

“Kurrë s’mund t’i lexoj të gjithë librat që dua; të jem si të gjithë njerëzit që dua të jem dhe të jetoj të gjithë jetët që dua të jetoj. S’mund t’i mësoj dot kurrë të gjitha gjërat që dua të di. E pse dua? Dua të jetoj dhe të ndiej të gjitha ngjyrat, nuancat dhe llojet e eksperiencave nga më të ndryshmet fizike dhe shpirtërore. Dhe jam tmerrësisht e kufizuar… ”

Kambanën e qelqtë e kam lexuar për herë të parë në klasë të tetë pasi e zgjodha rastësisht nga biblioteka e sime motre. Më tërhoqi kopertina ngjyrë blu e thellë dhe shkrimet nëpër të. Shkruante lart emrin e Sylvia Plathit, një emër që më tingëlloi kaq i njohur, aq sa kur bëra kërkimin në Google, u kujtova se i njihja poezinë “Metaforat” dhe se fill pas shkrimit të kësaj kish’ kryer dhe vetëvrasjen. Parathënia e librit më tërhoqi me thjeshtësinë dhe njëkohësisht kompleksitetin e shprehjes. Mandej shfletova faqen e parë dhe aty humba në fjalët e saj.

Sylvia Plath vdiq në 11 shkurt të vitit 1963. Ndonëse si poete karakterizohet prej vdekjes së saj, njohja e jetës së Plathit, se si ishte ajo përtej vdekjes, është mënyra e duhur për të nderuar trashëgiminë e saj letrare. Plath ishte një shkrimtare moderne, që e shpërfaqi botën e vet të brendshme në letër, duke prodhuar kësisoj një letërsi që përbashkonte jetën me vdekjen, forcën dhe balancën, duke thyer kufijtë tradicionalë të poezisë për të sjellë në vëmendje dinamikat e lëkundjeve shoqërore të kohës.

Plath lindi në Masaçusets dhe talentin për letërsinë e zbuloi në moshë të re. Poezitë e para i botoi në moshën tetë vjeçare dhe u bë mandej pjesë e konkurseve të ndryshme letrare. Ajo shkroi atë që njihet si poezia rrëfimtare, që i reflektonte identitetin e saj të thërrmuar. U diplomua në Universitetin e Kembrixhit, ku njohu Ted Hughesin, bashkëshortin e saj të ardhshëm.

Gjatë viteve të para diplomimit, Plath përjetonte simptoma të forta të depresionit. Në ditarin e saj shkruante: Më duket sikur jeta ime karikohet prej dy telave të korrentit: një të gëzueshëm dhe një jo. Jetën ma dominon më i forti; ai ma mbush jetën.

Kaloi në mbidozë nga pilulat e marra, u shërua shpejt dhe ndoqi si trajtim psikiatrik goditjet e elektroshokut në institutet e kohës mbi shëndetin mendor. Gjatë shekullit të kaluar trajtime të tilla konsideroheshin ende si stigmatizuese, gjë që e pengonte Sylvian të merrte kurën dhe kujdesin e duhur. Gjendja e depresionit i ndikoi dukshëm në shkrimet dhe poezitë e saj, si reflektime të vuajtjeve të veta.

Plath publikoi përmbledhjen e saj të parë me poezi, Colossus, në vitin 1960, duke u pritur ngrohtë nga kritika e kohës. Gjatë saj periudhe, ajo njihej në rrethet letrare, por jo për lexuesin e gjerë. Megjithatë nga ana tjetër, në jetën e saj private, martesa e Plathit po shkatërrohej, dhe në vitin 1962, Hughes ish’ dashuruar me një grua tjetër dhe e kishte braktisur shkrimtaren. Në vitin 2017 u zbulua gjithashtu, përmes disa letrave konfidenciale, se Hughes kishte abuzuar me Plathin si emocionalisht, ashtu edhe fizikisht.

Gjatë viteve të fundit të jetës, Plath u përfshi në një gjendje tejet të trazuar, e cila u reflektua dukshëm edhe në shkrimet e saj. Ajo botoi romanin e saj të vetëm, “The Bell Jar” (Kambana e qelqtë), një muaj para se të vdiste. Romani përshkruan një vajzë të re, përvojat e pakënaqshme të së cilës e shtyjnë drejt një depresioni të thellë. Edhe pse u botua nën pseudonimin e Victoria Lucas, Kambana e qelqtë është një pasqyrim i përvojave të Plathit, një rrëfim fiksional, por po aq edhe biografik, që na zbulon më tepër mbi konfliktet e brendshme që ajo përjetonte.

Romani hodhi dritë mbi rëndësinë e sëmundjeve mendore dhe stigmën që i shoqëronte ato. Imazhet tronditëse të spitaleve psikiatrike pasqyrojnë tmerrin që ajo ndjeu ndërsa kalonte aty kohë të tëra, duke dëshmuar hapur institucionet e dështuara, që ajo dhe shumë të tjerë provuan. Sinqeriteti dhe gatishmëria e saj për të përshkruar seriozitetin e sëmundjeve mendore e vendosën atë jashtë kornizave të autorëve tradicionalë, duke marrë vëmendjen dhe vlerësimet e kritikëve të shumtë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Kur Plath kreu vetëvrasjen ishte tridhjetë vjeç dhe la pas dy fëmijë. Pas vdekjes së saj, Hughes mori të drejtat e shkrimeve dhe dorëshkrimeve të poetes dhe botoi përmbledhjen e dytë me poezi, Ariel. Ndër vargjet zbulohet gjendja e paqëndrueshme mendore e Plathit dhe vrullin e emocioneve që ndiente në këtë përballje të fortë me veten. Përmes kësaj përmbledhjeje, ajo eksploroi hollësisht jo vetëm veten, por edhe shoqërinë në përgjithësinë dhe veçantinë e saj. Poema të tjera si “Daddy” dhe “Lady Lazarus” trajtuan dinamikat e pushtetit mes burrave dhe grave, duke ekspozuar kësisoj shtypjen dhe konfliktet e brendshme që gratë ndiejnë teksa përpiqen të balancojnë pritshmëritë shoqërore me ato personale. Veprat e saj u folën shumë njerëzve, duke nxjerrë në pah abuzimet mendore dhe duke i dhënë vlefshmëri rrjedhës së paqetë të arsyetimit që i shoqëron ato.

Ndikimi që ajo pati ndihet ende edhe sot. Plath jo vetëm që ndikoi ndasitë sociale, duke u dhënë dritë padrejtësive edhe në institucioneve moderne, por po ashtu ndikoi në ngritjen e cilësisë së letërsisë amerikane.

Ajo zhvilloi atë stil shkrimor që njihet si Letërsia rrëfimtare, një stil i ri që përbashkon ndjesitë personale me ato sociale dhe kolektive, duke reflektuar kështu problemet më të thella të shoqërisë. Përmes letërsisë së saj, Plath gjithashtu u dha zë lëvizjeve feministe me refuzimin e saj të vazhdueshëm të normave tradicionale gjinore.

Me përfundimin e leximit të Kambanës së qelqtë, e ndjeva veten më afër kuptimit të vuajtjeve të Plathit, dhimbjes që ajo ka përjetuar, ndonëse nuk do t’i kuptoj kurrë plotësisht përvojat e saj. Fjalët e saj janë fjalët e mia dhe arritën t’i vërtetonin ato mendime të brendshme, duke më larguar nga vetmia që i shoqëron kaherë. Shkrimet e saj kanë bërë të njëjtën gjë për shumë të tjerë, duke sjellë një ndjesi qetësie në kohë trazirash emocionale dhe pasigurish.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sot kujtojmë një shkrimtare që jo vetëm luftoi brenda vetes, por edhe theu barriera, duke trajtuar çështje që të tjerët nuk i preknin dot dhe duke hapur rrugën për shkrimtarët e ardhshëm.

Sot përkujtojmë Sylvia Plathin … /Gazeta “ExLibris”/

You Might Also Like

Pllakatë në Paris në nder të Ismail Kadaresë, aty ku shkrimtari shkroi faqet më të bukura letrare

Lamtumirë miku im Nonda Kajno!

PESHKATARI

Doku n’Çarshi! – Java Kulturore e Çairit

Ndahet nga jeta Arsim Abazi, koleg i Teatrit Kombëtar të Kosovës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Murati: Opozita e dinë që s’do të vijnë në pushtet, prandaj ikën nga seanca për buxhetin
Next Article Takimi Murtezanit – Valtonen për thellimin e dialogut për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?