By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dështon votimi i buxhetit të Prishtinës, shkak mungesa e kuorumit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dështon votimi i buxhetit të Prishtinës, shkak mungesa e kuorumit
Maqedoni

Dështon votimi i buxhetit të Prishtinës, shkak mungesa e kuorumit

admin
Last updated: 22/11/2024 15:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Pas Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), edhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e ka lëshuar sallën në seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës në të cilin parashihej të votohej buxheti për vitin 2025.

Seanca përfundoi për shkak të mungesës së kuorumit dhe rrjedhimisht dështoi votimi i buxhetit.

Në këtë seancë ka munguar kryetari Përparim Rama.

Nënkryetari Alban Zogaj ka thënë se ka përgatitur një ekspoze për buxhetin e vitit 2025, por edhe kryetari Rama sipas tij ka publikuar një ekspoze të tillë javë më parë buxhetin.

“Jemi mbledhur për të diskutuar një çështje thelbësore për të ardhmen e qytetit tonë, miratimin e buxhetit të Prishtinës për vitin 2025. Ky buxhet nuk është vetëm dokument i thjesht teknik. Por ky buxhet është një prej dokumenteve më të rëndësishme dhe është reflektim i misionit tonë për një Prishtinë të zhvilluar, të pastër dhe për shërbime më të mira diçka që se kemi parë asnjëherë më parë”, tha Zogaj.

Ndërsa, asamblisti i LVV-së Gëzim Sveçla ka thënë se buxheti është vendimi më i rëndësishëm i Kuvendit komunal, të cilin në kushte normale, sipas tij do duhej ta miratohej që në muajin shtator, pas procedurave të cilat janë të parapara me ligj.

“Sikur këto procedura të ndodhnin. Mirëpo, ndodhemi ku ndodhemi në fund të muajit nëntor dhe akoma nuk është i votuar buxheti për vitin e ardhshme. E dëgjova me shumë vëmendje nënkryetarin dhe mund të them që fjalët e tij tingëllojnë shumë bukur, mirëpo realiteti praktik është krejt tjetër. Nënkryetari në mungesë të kryetarit i cili nuk po dihet se ku është na fton për mbështetje dhe përkrahje edhe subjektet tjera për shkak se nuk e ka shumicën. Për çfarë mbështetje kryetar? Mbështetje për të filluar ndërtime në zona të mbrojtura pa leje, mbështetje për të filluar punë gjatë fushatës në rrugë që kanë masë të sigurisë nga gjykata, mbështetje për kontrata milionëshe për bashkëpartiak. Cila është ftesa që na bëni”, tha ai.

Sveçla tha se komuna nuk ka bërë asgjë që të marrë mbështetjen e opozitës.

Leutrim Retkoceri nga PDK-ja ka thënë se buxhetin është duke e bllokuar një koalicion shumicë jofunksional që është prej LDK-së, AAK-së, e Nismës dhe udhëhiqet prej Përparim Ramës.

“Këta të parët e kanë bllokuar që sa herë që s’po kalon e ky kryetari e saboton mbledhjen, e  ka sabotuar seancën e kaluar dhe po e saboton dhe në këtë seancë. Ju duhet të na bindni neve se këto kode që i keni nda ti bëni publike projektet dhe me thirr të gjithë në publik me qytetarë dhe të tregoni se këto kërkesa që i keni marrë pse i keni ndarë dhe si i keni ndarë se janë paret e qytetarëve dhe jo të juajat”, tha Retkoceri.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së është integrimi në NATO
Next Article Hovenier: Jemi me ju për të siguruar gjykime të drejta dhe të paanshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?