By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Zv.kryeministri i RMV: Të ndalohet gjuha shqipe? S’bëhet fjalë, e kemi fituar me luftë!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Zv.kryeministri i RMV: Të ndalohet gjuha shqipe? S’bëhet fjalë, e kemi fituar me luftë!
Maqedoni

Zv.kryeministri i RMV: Të ndalohet gjuha shqipe? S’bëhet fjalë, e kemi fituar me luftë!

admin
Last updated: 22/11/2024 17:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 nëntor – Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai ka deklaruar në emisionin “Ekspres” të gazetarit Nolian Lole në RTSH1 se Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut është e politizuar.

Në këtë mënyrë sipas tij, ka tendenca për të krijuar tensione dhe destabilitet në raportet mes komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.

Fetai vuri në dukje se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e vetëdijshme për rolin e saj për të ruajtur raportet mes komuniteteve pasi gjuha shqipe është gjuhë e dytë zyrtare pas maqedonishtes.

“Gjykata Kushtetuese ka hapur lëndën që nga momenti kur është sjellë ligji aktual për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut.

Këto lëndë janë mbajtur në sirtar për 7 vite me radhë dhe në momentin që ndodhi rotacion politik, Gjykata Kushtetuese hapi lëndët që i kishte mbajtur për vite me radhë. Kjo është një tendencë sepse përbërja e Gjykatës Kushtetuese është ajo që ka prodhuar qeverisja paraprake, të cilët kanë kaluar nga bankat e parlamentit në Gjykatën Kushtetuese.

Ka pasur tendencë për të tensionuar raportet mes komuniteteve dhe për të krijuar destabilizim. Urojmë që Gjykata Kushtetuese të jetë e vetëdijshme për rolin e saj, për ruajtjen e mirëbesimit mes komuniteteve sepse çështja e gjuhësisë është e rregulluar me kushtetutë. Gjuha shqipe është pjesë e kushtetutës si gjuhë e dytë zyrtare pas maqedonishtes”, u shpreh Fetai.

I pyetur nëse ka rrezik se gjuha shqipe të ndalohet në Maqedoninë e Veriut, Fetai tha se “jo asesi, shqipja është e betonuar në Kushtetutë, është fituar me luftë, është arritur në kuadër të marrëveshjes së Ohrit e cila është përkthyer në obligime kushtetuese përmes amendamentit 5 të përdorimit të gjuhëve. Këtu nuk ka asnjë rrezik që shqipja të preket si gjuhë zyrtare”.

Ai vuri në dukje se rreziku i vetëm që i kanoset gjuhës shqipe janë vetëm disa nene të ligjit për gjuhët që nuk janë zbatuar.

“Rreziku i vetëm që mund të vijë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i ndërlidhur me disa nene të ligjit të cilat në fakt nuk janë zbatuar. Kemi nenin që kartëmonedhat e Maqedonisë së Veriut duhet të jenë në dy gjuhët, uniformat e ushtrisë e kështu me radhë”, u shpreh Fetai.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tatimi i solidaritetit/ Ministria e Financave pret vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Next Article Moti i keq, Policia Rrugore thirrje qytetarëve: Ulni shpejtësinë, jepini përparësi këmbësorëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?