By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Duket se hallakama me transportin publik po vjen duke u normalizuar, flasin qytetarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Duket se hallakama me transportin publik po vjen duke u normalizuar, flasin qytetarët
Maqedoni

Duket se hallakama me transportin publik po vjen duke u normalizuar, flasin qytetarët

admin
Last updated: 22/11/2024 18:08
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 nëntor – Transporti publik urban në kryeqytet po normalizohet që nga mëngjesi i sotëm, pas vendimit të djeshëm të Qeverisë për furnizimin me naftë nga rezervat shtetërore për autobusëve të NQP-së.

Rrëmuja dhe pritja nëpër stacionet e autobusëve në pjesën e Bit Pazarit sot nuk është si ditët tjera ku jemi mësuar të shohim qytetarë të shumtë duke pritur për autobus në stacione. Por në këtë ka ndikuar edhe 22 nëntori e cila është ditë jo pune për shqiptarët.

“Shkaku i festës nuk ka edhe shumë udhëtar, jam duke pritur autobusin me numër 12. Sa kohë që pret? Ka ndoshta 10 minuta. Ka autobusë sot? Duke ardhur këndë ishte mirë por për kthim nuk e di, jam duke pritur”, tha një qytetar.

“U rregullua situata. Mendoni se do të vazhdoj kështu? Nuk besoj se do të vazhdoj kështu, do të harxhojnë naftën dhe se ku do të kërkojnë tjetër nuk e di”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Luajnë ping – pong me ne, kjo është katastrofë për atë që bëjnë me qytetarët, nuk mund të shkosh as në punë e as në mjek. Sa here që ankohemi në televizion e lëshojnë një ditë dhe pastaj tregim i njëjtë”, theksoi një qytetar.

“Në mëngjes ishte mirë, erdha nga Kozle, po tani për pakës iku autobusi, por nuk mund të them se nuk është mirë, në mëngjes mirë ishte por çfarë do të ndodh gjatë ditës”, tha një qytetar.

Në seancën e mbrëmshme të jashtëzakonshme, këshilltarët në Qytetin e Shkupit miratuan konkluzion me të cilin kërkuan përkrahjen e Qeverisë për NQP-së që kjo ndërmarrje të mund të funksionojë në mënyrë të rregullt dhe të kryejë shërbime për qytetarët.

Kryetarja e Komunës së Shkupit, Danela Arsovska, në fillim të seancës e vlerësoi vendimin e Qeverisë, duke theksuar se kanë arritur marrëveshje në bisedë me kryeministrin Hristijan Mickoski që të marrin sasinë e nevojshme të karburantit që do të jetë e mjaftueshme për kompaninë deri në lidhjen e kontratës së re furnizuese për karburante.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 10 vite Lëvizja Besa/ Kasami: Sot jemi më shumë se dje
Next Article Zajkova thotë se në Kuvend veprojnë si të pavarur dhe jo në një grup parlamentar me LSDM

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?