By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Perinski në Radovish: Po krijojmë një të ardhme, rajoni energjetik efikas juglindor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Perinski në Radovish: Po krijojmë një të ardhme, rajoni energjetik efikas juglindor
Maqedoni

Perinski në Radovish: Po krijojmë një të ardhme, rajoni energjetik efikas juglindor

admin
Last updated: 22/11/2024 20:21
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Radovish, 22 nëntor – Komunat e Radovishit, Konçes dhe Vasilevës arritën efikasitet energjetik si rezultat i projektit “Zhvillimi i qëndrueshëm dhe i balancuar rajonal” faza 2, i cili u zbatua nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës dhe në suaya të së cilës deri më tani janë vendosur sistemet fotovoltaike në dy lokacione në zonën e Radovishit, në drejtim të krijimit të një rajoni efikas energjetik.

Ministri Zllatko Perinski sot ka vizituar Komunën e Radovishit, ku së bashku me kryetarin Aco Ristov, kryetarët e Konçes dhe Vasilevës, Zlatko Ristov dhe Sllave Andonov, ka vizituar objektet ku janë instaluar sistemet fotovoltaike, si dhe ka dëgjuar edhe përvojat e deritanishme pozitive nga zbatimi i projektit.

Kryetari i Komunës së Radovishit, Aco Ristov, theksoi se falë mbështetjes së Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Qeverisë së Zvicrës, komuna bashkë me komunat fqinje Konçe dhe Vasilevë e ka aplikuar plotësisht projektin, i cili për ta është i një rëndësie të madhe.

“Jam i lumtur që jam nikoqir i këtij mega projekti të pazakontë me të cilin do të ulim ndjeshëm kostot, do të rrisim efiçencën energjetike dhe do të mund të riinvestojmë fitimet në infrastrukturë dhe prioritete të tjera me interes për qytetarët. Në përgjithësi do të kemi kursime të mëdha dhe përfitim të shumëfishtë”, tha Ristov.

Komunat Vasilevë dhe Konçe do të shfrytëzojnë secila nga 25 për qind të energjisë elektrike të prodhuar, kryetarët e së cilës, Sllave Andonov dhe Zllatko Ristov, shprehën mirënjohje të madhe për mbështetjen e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Qeverisë së Zvicrës.
Sipas ministrit Perinski, ky projekt është një shembull i shkëlqyer se si mund të shfrytëzohen 300 ditë mesatare me diell në rajonin juglindor.

“Kjo paraqet një faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm, për përmirësimin e standardit të jetesës, duke qenë se ky projekt krijon kushte për uljen e konsumit të energjisë elektrike, që ndikon drejtpërdrejt në rritjen ekonomike. Në këtë rast, ne jo vetëm promovojmë përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë, por ofrojmë edhe siguri afatgjatë energjetike që ndikon në përmirësimin e cilësisë së jetës. Ky është gjithashtu një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërkomunal dhe besoj se mund të përsëritet edhe në komuna dhe rajone të tjera. Me realizimin e këtij projekti po i bashkohemi trendit të shfrytëzimit të potencialeve të energjisë së rinovueshme për ruajtjen e mjedisit natyror dhe po ndikojmë pozitivisht në gjendjen energjetike në të gjithë vendin”, theksoi ministri i Pushtetit lokal Zllatko Perinski.

Sipas Gjoko Kamçevit, drejtor i Qendrës për Zhvillim të Rajonit Juglindor, me këtë projekt është bërë një hap i madh për të ardhmen, për krijimin e komunave me efikasitet energjetik, gjë që redukton në mënyrë drastike kostot e energjisë elektrike. Ai inkurajoi njësitë dhe qarqet e tjera vendore që të ndjekin shembullin e këtij projekti në drejtim të komunave më efikase në lidhje me efiçencën e energjisë.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jeta me kredi/ Qytetarët i kanë borxh bankave mbi 3.9 miliardë euro
Next Article Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?