By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Obeziteti/ Fëmijët dhe të rinjtë më të prekurit, shkaktar ushqimi i pashëndetshëm
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Obeziteti/ Fëmijët dhe të rinjtë më të prekurit, shkaktar ushqimi i pashëndetshëm
Maqedoni

Obeziteti/ Fëmijët dhe të rinjtë më të prekurit, shkaktar ushqimi i pashëndetshëm

admin
Last updated: 24/11/2024 17:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 24 nëntor – Mbi 50 për qind e popullsisë në vend është me obezitet, ndërsa viteve të fundit më së shumti kjo dukuri është përhapur tek fëmijët dhe adoleshentët. Shkaqet për këtë janë ushqimet e shpejta dhe mungesa e aktiviteteve fizike.

“Në momentin që ne i ushqejmë me dhunë fëmijët sidomos kur kemi përshtypjen se një fëmijë nuk ka peshë të mjaftueshme, kjo ndikon që të çrregullohet qendra e ngopjes në tru dhe pastaj me kalimin e kohës këto fëmijë nuk arrijnë që të kontrollojnë ndjenjën e ngopjes dhe në momentin që ne marrim ushqim pas ngopjes, ushqim pasi që kemi plotësuar nevojat atëherë arrin deri tek mbi pesha”, tha Valbona Kadriu, dietologe.

Dietologët thonë se përveç obeiztetit, ushqimet e shpejta rrezikojnë edhe shkaktimin e sëmundjeve tjera serioze.

“Neve e dimë se rreth objekteve të shkollave janë të instaluara fatkeqësisht këto objekte ose shitje të produkteve të gatshme, të produkteve të përpunuara, që nuk kanë asnjë vlerë ushqyese, nuk kanë benefite për organizmin e fëmijëve, përpos që kanë materie të dëmshme, që me kalimin e kohës po shkaktojnë edhe sëmundje të ndryshme përveç obezitetit edhe të hipertensionit, sëmundje të ndryshme kardiovaskulare, sëmundjet kancerogjene”, shtoi Valbona Kadriu, dietologe.

Qytetarët e anketuar nga Alsat thotë se janë të vetëdijshëm për pasojat, por jo çdo kush e ka luksin të ushqehet shëndetshëm.

“Mundohem, por megjithatë aq sa mundem. Është e vështirë. Të ardhurat e njerëzve janë në ato kufij”, tha një qytetar.

“Aq sa kemi para nuk mundemi të ushqehemi shëndetshëm me pension 13 mijë denarë”, theksoi një qytetare.

“Aq sa mundemi, aq sa na japin mundësit. Kam pension 13 mijë denarë dhe tani krahasoje për gjithë muajin, aq”, shtoi një qytetare.

“Unë ushqehem shëndetshëm, mish nuk ha, ha patate, kësi gjërash. Por, pijë duhan shumë, tani më 67 jam pensioner dhe që kur kam qenë fëmijë pijë duhan. E kam provuar po nuk mundem ta lë duhanin, edhe në mbrëmje të zgjohem bëjë kafe dhe pijë duhan”, tha një qytetar.

“Aq sa mundemi. Aq sa na lejon standardi, është minimale”, tha një qytetar.

“Ushqehemi shëndetshëm, por ajri nuk është i shëndetshëm, e kotë sa do që ushqehemi kur ajri nuk është i shëndetshëm”, shtoi një qytetar.

Rekomandohet që qytetarët të konsumojnë më tepër prodhime të cilat i përpunojnë vet nëpër shtëpi, dhe të shmangin ushqimet që gjatë kultivimit të tyre përdoren pesticide.

You Might Also Like

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm

Uji në Shkup është i sigurt për momentin, por nëse nuk sanohet deponia me krom në Jegunovcë, mund të ndodhë katastrofë

Temperatura të larta në vend, “Kryqi i Kuq” jep ujë për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Hulumtimi i kryer në shkollat e mesme të vendit, vë në dukje se një numër i madh i vajzave janë pre e ngacmimeve, sidomos online
Next Article Fani Karanfilova Panoska zë vendin e Lukarevskës si Zëvendës kryetare e LSDM

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?