By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bombardimet e vazhdueshme/ Refugjatët sirianë largohen nga Libani, zhvendosen drejt…
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Bombardimet e vazhdueshme/ Refugjatët sirianë largohen nga Libani, zhvendosen drejt…
Bota

Bombardimet e vazhdueshme/ Refugjatët sirianë largohen nga Libani, zhvendosen drejt…

admin
Last updated: 24/11/2024 18:23
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shumë nga mbi gjysmë milionë refugjatët që janë zhvendosur gjatë dy muajve të fundit nga Libani në Siri, fillimisht ishin larguar nga Siria për në Liban, për t’i shpëtuar luftës në vendin e tyre.

Por sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës, Heather Murdock, të zhvendosurit që po kthehen në Idlib, territori i fundit që ende është nën kontrollin e kryengritësve në Siri, thonë se po kthehen në një vend pak më të sigurt se Libani, por pa shtëpi, pa vende pune dhe pa ndihma humanitare.

Për vite të tëra, vullnetarët e Mbrojtjes Civile, të njohur si “Helmetat e Bardha”, u kanë ndihmuar banorëve t’u ikin bombardimeve dhe sulmeve të tjera në zonat e Sirisë të kontrolluara nga kryengritësit.

Por aktualisht, dhjetëra mijëra të zhvendosur, po rikthehen në shtëpitë e tyre në Siri. Kësaj radhe, ata po i ikin luftës në Liban, pas një dekade të jetuarit si refugjatë aty.

Nidal Dabdoub është vullnetar i organizatës ‘Helmetat e Bardha’.

“Ekipet tona po punojnë për t’u dhënë të sëmurëve dhe atyre që janë drobitur për shkak të udhëtimit të gjatë, ndihmën e parë. Disa prej tyre po i dërgojmë në spital”, thotë ai.

Rruga nga Libani deri në Idlib është e gjatë dhe e rrezikshme, sipas atyre që janë kthyer së fundmi. Njëri prej tyre është Muhammad Al-Youssef, refugjat sirian, që është kthyer nga Libani.

“Udhëtimi ishte i vështirë dhe i mundimshëm. Kemi fjetur në tokë dhe qëndruam nëpër rrugë për katër ditë”, tregon ai.

Familjet që po kthehen në Siri, po i gjejnë shtëpitë e tyre të shkatërruara. Nuk po gjejnë punë dhe as ndihmë humanitare. Por, ata thonë se nuk kishin zgjidhje të tjera, veç të largoheshin nga Libani. Abu Estif, i zhvendosur nga Siria, ka jetuar si refugjat në Liban për 12 vjet.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Bombardimet ndodhën në afërsi të vendit ku jetonim. Ata bombarduan një depo raketash për të cilën askush nuk e dinte dhe bombarduan edhe një shtëpi afër nesh”, thotë ai.

Katërmbëdhjetë vjeçari Hassan u kthye vetëm për të jetuar me gjyshin e tij në Siri. Ai është i vetmi që i mbijetoi bombardimit në Liban që shkaktoi vdekjen e 18 anëtarëve të familjes së tij.

“Nipi im qëndroi nën gërmadha për 12 orë. Një pjesë e murit të shtëpisë u shemb mbi të. Ai kishte pak forcë – arriti të lëvizë mes gërmadhave dhe thirri për ndihmë derisa disa njerëz e dëgjuan dhe e shpëtuan”, rrëfen ai.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Në Siri, Hassanit i duhet trajtim mjekësor, por familja nuk ka mundësi të përballojë koston, thotë gjyshi i tij.

Zyrtarët lokalë thonë se pjesa veriperëndimore e Sirisë mund të duket më e sigurt se Libani, por duke marrë parasysh mungesën e ndihmave humanitare dhe luftimet ndërmjet qeverisë dhe kryengritësve, ky vend është vetëm pak më mirë.

“Aktualisht situata në veriperëndim të Sirisë është shumë e vështirë. Ndihmat humanitare mungojnë, ngaqë shumica e organizatave janë tërhequr nga kjo zonë dhe ka bombardime vazhdimisht”, thotë zyrtari për zhvillim, Tariq Al Ali.

Kombet e Bashkuara thonë se që kur Izraeli filloi fushatën intensive të bombardimit në Liban, mbi gjysmë milion njerëz kanë ikur në drejtim të Sirisë, shumica e tyre refugjatë sirianë dhe libanezë.

Gjatë vitit të fundit rreth 100 civilë izraelitë dhe ushtarë janë vrarë në konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut. Në Liban, numri i të vrarëve nga luftimet ka arritur në 3,400, përfshirë mbi 200 fëmijë. /voa

You Might Also Like

Kinë, përcaktohen orientimet për zhvillimin gjatë periudhës 2026-2030

Hera e parë pas 500 vitesh, Mbreti Charles dhe Papa luten bashkë – Vizita në Vatikan, historike

Irani thotë se çdo sulm i ri ndaj tij do të jetë “një tjetër dështim”

Franca lëshon urdhërarrest për Bashar al-Assadin për krime kundër njerëzimit

BE-ja miraton paketën e 19-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Paditet për ngacmim seksual reperi Kanye West
Next Article Demokratët në protestë, organizatorët përcaktojnë zonat që do bllokojnë në Tiranë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?